Shigjetarët janë të mrekullueshmit e horoskopit, por e kanë këtë të keqe në dashuri

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 09:47
Shigjetarët janë të mrekullueshmit e horoskopit, por e kanë këtë të keqe në dashuri

Folëm për udhëheqësin dhe për mbretin e Zodiakut. Sot e ka radhën aventurieri.

Shigjetari, ose harkëtari. I pavarur, plot jetë dhe optimist. I udhëhequr nga Jupiteri, Zoti i zotave, ekuivalent i Zeusit. Jupiteri është planeti i zgjerimit dhe fatit të mirë. Lum ju që e keni udhëheqës.

Nëse jeni kurioz të dini çfarë kuptimi ka simboli i Shigjetarit në Zodiak, ai përfaqëson shigjetën e centaurit dhe synimet për të arritur sa më lart.

Të gjithë njohim të paktën një Shigjetar dhe në të shumtën e rasteve ata mund të jetë guidat e udhëtimeve. Është një profesion i përshtatshëm për ta.

Në ditët e tyre të mira Shigjetari është një shpirt i lirë, një aventurier kurioz, një mik i ndershëm dhe inteligjent dhe filozof, që i pëlqen të gërmojë gjithçka në jetë dhe të vërë në pikëpyetje jetën. Shigjetari ka nevojë për dije dhe e kërkon kudo ku mundet. Nuk i trembët gjërave të reja. Nëse ka njerëz që i pëlqen rutina dhe nuk duan që gjërat të ndryshojnë. Shigjetari është krejt e kundërta. Ata duan gjëra të reja dhe i duan sa më shpejt. Duan që gjithçka të jetë e re, ndryshe s’ jetojnë dot. Nëse doni të vrisni një Shigjetar jepini një punë me orar zyrtar ose detyroheni të bëj të njëjtën gjë çdo ditë. Do i shihni të shuhen ngadalë dhe të humbasin dritën dhe lumturinë.

Pikat e tyre të dobëta janë mungesa e përqendrimit dhe fakti që nisin shumë projekte dhe nuk përfundojnë dot as çerekun e tyre. Nëse kjo shenjë nuk është e fokusuar e ka shumë të lehtë që të shpenzojë kohë kot dhe të mos përmbushë asnjë nga detyrat. Ata janë shpërdorues të shkëlqyer të kohës dhe lekëve. Kjo shenjë nuk është shumë e dhënë pas pamjes së jashtme. Nuk janë pikërisht tipat që duan të vishen me rrobat më të bukura ose zgjedhin gjërat më të shtrenjta. Nëse ata ndjehen mirë atëherë është e duhura për ta.

Tani kemi pjesën pikante, marrëdhëniet. Kur vjen çështja tek marrëdhëniet emocionale, por edhe ato miqësore, Shigjetari është entuziast, bujar dhe i drejtpërdrejtë. Nëse një Shigjetar pëlqen një person, ai do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të nisur një bisedë me të. Shigjetari mund të duket një shenjë sipërfaqësore, por në fakt e pëlqen shumë inteligjencën dhe investon edhe në arsimimin e tij.

Kur vjen puna tek lidhjet, Shigjetari e ka të vështirë që të ketë një partner për një kohë të gjatë. Mbi çdo njeri, ata do të zgjedhin lirinë e tyre sepse ajo është mbi gjithçka, prandaj nëse keni një partner të kësaj shenje mos prisni të martohet përpara të 30- tave (s’ dua t’ ju tremb dhe t’ ju them 40, por ka shumë mundësi!). Ata nuk do të vënë unazë në gisht përpara se të keni plotësuar ëndrrat e tyre. Kështu është dhe s’ keni çfarë bëni!

Në lidhje me karrierën Shigjetari do të shkëlqente në mësimdhënie, gazetari, komunikim, fe, ligj, marrëdhënie ndërkombëtare. Kjo shenjë nuk e pëlqen burokracinë dhe nuk mund të rri i mbyllur për një kohë të gjatë kështu që duhet patjetër të lëvizë, të krijojë marrëdhënie, të jap dhe të marr. Është humbje për njerëzimin që një Shigjetar të bëj një punë të zakonshme. Ata e mbushin botën me një dritë tjetër kështu që meritojnë të keni profesione mbresëlënëse.

Persona të njohur të shenjës së Shigjetarit:

Mark Twain, Christina Aguilera, Jim Morrison, Edith Piaf, Tina Turner, Jimi Hendrix, Winston Churchill, Jane Austen, Scarlett Johansson, Ludvig van Beethoven, Brad Pitt, Woody Allen, Britney Spears, Frank Sinatra.

(Kosova Sot Online)