Uroj që gruaja ime të mbetet shtatzënë me dashnorin, vetëm kështu do shpëtonte martesa jonë

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 23:56
Uroj që gruaja ime të mbetet shtatzënë me dashnorin, vetëm kështu do shpëtonte martesa jonë

Unë jam 44 vjeç, ndërsa gruaja ime 39. Ne kemi gjithsej 18 vite martesë. Ndonëse gjatë marrëdh ënies asnjëherë nuk kemi përdorur prezervativë, nuk ka pasur kurrë shenjë të shtatzënisë.

Ajo kthehet nga puna gjithmonë para meje dhe unë e di që ajo ka një dashn or, sepse kur një ditë erdha në shtëpi pak më herët.

Më pas dëgjova gruan time tek vinte poshtë shkallëve duke pëshpëritur diçka. Pastaj pëshpërima u zhvendos tek kuzhina e krejt në fund tek dera e hyrjes.

Pasi e mbylli derën gruaja ime u rikthye përsëri në dhomën e gjumit, mbase për të rregulluar shtratin e të heq cdo gjurmë dyshimi.

I heshtur dola jashtë e pastaj u ktheva brenda duke treguar me zë të lartë se jam në shtëpi. Ajo më shikoi e shqetësuar dhe e habitur që kisha ardhur kaq herët. Teksa minutat kalonin, ajo u qetësua.

Biseduam si zakonisht për ecurinë e ditës. Lidhja e gruas time me dashnorin ka vazhduar më shumë se një vit, e unë e kam menduar gjatë nëse një ditë do hasja në të.

Nuk më habiste fakti që ajo kishte dikë tjetër. Shpresa ime sekrete dhe e vetme është që ai ta lërë gruan time shtatzënë. Një fëmijë do të ishte shpëtim i martesës tonë dhe do e bënte gruan time të lumtur.

Përgjigja e psikologes: Një fëmijë nga dash nori mund të jetë edhe fundi i martesës tuaj. Ti nuk mund të pretendosh se nuk di asgjë për lidhjen e saj sepse një dit ajo mund të ndihet e detyruar të ju tregojë, pastaj edhe nëse mbetet shtatzënë ata mund të kërkojnë që ta rrisin fëmijën bashkë.

(Kosova Sot Online)