A e dini se mënyra se si flini me partnerin mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj? Bëni kujdes nëse… Ja çfarë zbulojnë ekspertët

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 10:02
A e dini se mënyra se si flini me partnerin mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj? Bëni kujdes nëse… Ja çfarë zbulojnë ekspertët

Pas një studimi të realizuar vitin e kaluar, u zbuluan gjashtë pozicionet më të njohura të gjumit, por disa prej tyre tregojnë shumë për marrëdhënien tuaj në çift, raporton “The Sun”.

Image

Pozicioni “ndarja”

“Ndarja” përdoret nga 34% e çifteve dhe është pozicioni më i njohur. Mes çiftit, siç tregohet edhe në figurë, ka pak hapësirë.

Ky pozicion mund të tregojë një marrëdhënie të sigurt, por nga ana tjetër mund të vërtetojë se njëri prej partnerëve nuk po tregohet besnik.

Kjo ndodh sepse partneri “mashtrues” përpiqet të fshehë shenjat e mashtrimit (për shembull parfumin e një gruaje tjetër).

Image

Pozicioni “puthja nga kurrizi”

Pozicioni i dytë më i njohur i gjumit është ky, dhe përdorej nga 22% e çifteve.

Ky mendohet të jetë një pozicion shumë intim, ku mes çiftit nuk ka hapësirë dhe zakonisht partnerët prekin njëri-tjetrin edhe nëpërmjet këmbëve.

Pozicioni “lugë”

“Lugë” është gjithashtu një ndër pozicionet më të zakonshme të gjumit dhe çiftet pranuan se e përdorin atë kur kryejnë marrëdhënie për herë të parë.

Vetëm 16% e çifteve e përdorin, megjithatë, raportohet se është një pozicion i vështirë për të fjetur.

Image

Pozicioni ku njëri prej partnerëve zë pjesën më të madhe të krevatit

Ky pozicion zë vendin e katërt. Ai u zgjodh nga 14% e të anketuarve.

Poicioni i quajtur “nofka”

Në këtë pozicion, njëri prej partnerëve e mbështet kokën në gjoksin e tjetrit.

Vetëm tetë përqind e çifteve flenë në këtë mënyrë.

Image

Pozicion “i  ngatërruar”

Ky pozicion haset më shumë tek çiftet e reja. Të dy trupat duket sikur janë gërshetuar me njëri-tjetrin.

Është mjaft e vështirë të flesh në këtë mënyrë dhe vetëm gjashtë përqind e çifteve e preferonin atë.

Pozicionet më të njohura të gjumit u zbuluan nga një sondazh i ri, ku morën pjesë 2,000 persona nga “IllicitEncounters.com”, faqja kryesore e Mbretërisë së Bashkuar për njerëzit e martuar.

Ekspertja e marrëdhënieve, Jessica Leoni shpjegoi: “Kur flemë, mendjet tona janë të pavetëdijshme, kështu që gjuha e trupit që përdorim me një partner mund të jetë një matës i saktë i asaj që po ndodh në një lidhje. Çiftet kanë tendencë të jenë intimë në fillimet e marrëdhënies për sa i përket mënyrës se si flenë dhe pastaj gradualisht shpërndahen në shtrat me kalimin e kohës”.

Ndërsa më pas shtoi: “Kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe. Nëse marrëdhënia është e sigurt nuk është nevoja të vërtetoni intimitetin tuaj nëpërmjet pozicioneve të gjumit, të cilat janë të pakëndshme.  Një flamur i kuq për këdo është kur partneri papritmas ndryshon pozicionin e gjumit dhe ju qëndron larg. Kjo tregon se ata kanë frikë se tradhtia do të dalë në shesh nëse ju afrohen, për shkak të aromave apo shenjave të mundshme në trup. Shenja të tjera që duhet t’i vini re janë dushi sap vijnë në shtëpi ose larja e dhëmbëve.”

(Kosova Sot Online)