Djali i ri habit: Mendoj se e dashura më tradhton, kur kryem marrëdhënie, më ndodhi diçka e çuditshme

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 11:08
Djali i ri habit: Mendoj se e dashura më tradhton, kur kryem marrëdhënie, më ndodhi diçka e çuditshme

Kjo është padyshim mënyra më e keqe për të zbuluar se jeni mashtruar dhe tradhtuar nga e dashura juaj!

Një djalë ka treguar në portalin amerikan ‘Reddit’ dyshimet e tij e i ka ndarë ato me anëtarët e forumit, se si mendon që partnerja ka shkuar me tjetër kënd në shtrat.

“E dashura ime ka disa kohë që po takohet shpesh herë me shokun e saj të fëmijërisë. Unë nuk kam pasur ndonjë problem me këtë, por dy herë e fundit ndodhi që ajo e kaloi tërë ditën atje dhe erdhi natën vonë.

Javën e kaluar, shkoi tek ai për të parë filma dhe u kthye në shtëpi në mesnatë.

Kur iu afrova për të kryer marrëdhënie, humori i saj ndryshoi plotësisht.

Sidoqoftë, nuk u dorëzova dhe vazhdova ta puth, kështu që ajo u dorëzua.

Megjithatë, ajo u përpoq të refuzojë të dyja herët kur unë këmbëngula për seks oral, e isha unë që nuk hoqa dorë. Këtu u ndërlikuan gjërat, sepse aroma e saj ishte e çuditshme dhe shumë ndryshe nga herët e tjera.

Marrëdhënia jonë ka nisur para katër vitesh, dhe raporti intim ka qenë i rregullt mes nesh, kështu që unë mund të vërej kur diçka është e çuditshme, dhe kjo patjetër është.

A do të thotë kjo që ajo kishte bërë seks me atë djalë?”, pyet i riu, sipas The Sun.

Anëtarët e forumit kryesisht ranë dakord se ajo duhet ta ketë tradhtuar.

(Kosova Sot Online)