Një natë para dasmës, mëson se i fejuari e tradhtonte! Në vend të betimit në altar, nusja vendos të lexojë…

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 10:31
Një natë para dasmës, mëson se i fejuari e tradhtonte! Në vend të betimit në altar, nusja vendos të lexojë…

Një nuse mori hak ndaj të fejuarit të saj duke lexuar para të ftuarve mesazhet “pikante” që ai i kishte dërguar të dashurës së tij, në vend të betimit, gjatë ceremonisë së martesës.

Sipas “The Sun”, gruaja i lexoi mesazhet përpara të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre.

Ajo zbuloi tradhtinë një natë para dasmës dhe vendosi të hakmerrej në një mënyrë kreative.

Nusja, e cila përdor pseudonimin Casey, mori masa drastike për të poshtëruar të fejuarin e saj tradhtar.

Nëpërmjet një eseje personale, e cila u shfaq për herë të parë në “Whimn”, ajo përshkroi momentin kur po qëndronte në një dhomë hoteli përpara dasmës dhe telefoni filloi të gumëzhinte.

Ajo pretendon se mesazhet ishin disa screenshoots që iu dërguan nga një numër i panjohur, të cilat shoqëroheshin nga një tekst, ku thuhej: “Unë nuk do të martohesha me të. A do të martohesh ti?

Duke mos dashur ta besonte atë që po shihte, gruaja e kuptoi se bisedat ishin mes burrit të saj të ardhshëm dhe një gruaje tjetër.

Ajo tha se nuk ishin thjesht një apo dy mesazhe, por të gjitha, përfshirë edhe foto të çiftit.

Nusja kujton se si shpërtheu në lot nga turpi, ndërkohë që shoqërueset e saj u mblodhën menjëherë për të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur.

Edhe pse mikeshat e saj këmbëngulën që ajo ta anulonte menjëherë dasmën, gruaja vendosi ta linte mënjanë për momentin atë që sapo kishte ndodhur dhe më pas doli me një plan gjenial për të marrë hak.

Pasi nuk arriti të vinte gjumë në sy, nusja u tha mikeshave të saj se do ta nxirrte zbuluar në sy të miqve dhe të familjeve të tyre.

Duke ecur drejt altarit me një fustan përrallor, nusja tregoi gjithçka për tradhëtinë e partnerit duke lexuar mesazhet e tij të bujshme në vend të betimit.

Ajo nuk la asgjë pa përmendur, duke filluar që nga mënyra se si ai i referohej trupit të të dashurës së tij (si i pabesueshëm), deri tek urimi që gruaja e tij e ardhshme të kishte gjysmën e aftësive që kishte e dashura e tij.

Më pas, ajo lexoi: “Më mungon shumë, nuk mund të ndaloj së menduari për ty … Kurrë më parë nuk kam pasur këtë lloj lidhjeje.”

Nusja më pas shkruan se dhëndrit atëherë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të linte në heshtje dasmën, bashkë me shoqëruesin e tij, ndërkohë që ajo vetë kishte një arsye të fortë për të festuar.

Për më tepër, vjehrra i dërgoi asaj një mesazh ku i shkruante “shfaqje mu*i” dhe u përplas me mamanë e nuses.

Nusja, nga ana tjetër, pranoi se i kishte shëndoshur shoqërueset e saj në mënyrë që e gjithë vëmendja të përqendrohej tek ajo ditën e dasmës.

(Kosova Sot Online)