Arsyet pse shumica prej nesh ka frikë të dashurojë

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 08:47
Arsyet pse shumica prej nesh ka frikë të dashurojë

Të biesh në dashuri mund të jetë shumë sfiduese. Shumica e njerëzve flasin për ndjenjën e bukur që përjetojnë, por ka edhe një anë tjetër: dashuria kërkon kapërcimin e frikërave që ndjeni.

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa arsye pse keni frikë të dashuroni:

Keni frikë të kërkoni ndihmë.

Të tregosh se je i prekshëm është e vështirë, sepse shpesh mendojmë se të tjerët duan të shohin një person të fortë dhe pa të meta tek ne. Por gabimet janë pjesë e asaj që jemi dhe nuk është me vend që t’i fshehim ndaj personit që dashurojmë.

Të folurit hapur me këtë person rreth pendimeve, gabimeve të së shkuarës, apo edhe tipareve të padëshiruara të karakterit që keni, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të konsoliduar marrëdhënien tuaj. Në këtë mënyrë, ju po i jepni mundësinë partnerit që t’i zgjidhni të gjitha problemet së bashku.

Nuk mund ta imagjinoni veten me një person për pjesën tjetër të jetës.

Sigurisht që nuk është e thjeshtë të mendosh se pjesën tjetër të jetës do ta kalosh me një person, sidomos në ditët e sotme që ka shumë lloje të reja lidhjesh që janë të pranueshme nga shoqëria. Një studim ka treguar se si marrëdhëniet e hapura janë po aq të pëlqyera sa edhe ato monogame. Gjithashtu, shumë njerëz nuk i druhen më divorcit, duke treguar të kundërtën e asaj që ne presim nga një marrëdhënie serioze.

Keni frikë nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës.

Është e vështirë të kapërcesh problemet emocionale dhe një partner i ri nuk do të thotë domosdoshmërisht një fillim i ri, sepse mund të përsërisni të njëjtat gabime që keni bërë në marrëdhëniet e mëparëshme. Një partner i ri nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja, por mund të jenë në gjendje të kuptojnë disa gjëra interesante tek ju, për të cilat nuk keni qenë në dijeni se i kishit.

Jeni një person që i pëlqen vetmia.

Nëse jeni një person introvert, grupet e mëdha të shoqërisë, festat apo edhe të folurit në prani të të gjithëve, mund të jetë e lodhshme për ju. Të biesh në dashuri në fund të fundit kërkon të shpenzoni shumë kohë dhe energji për dikë.

Keni parë çifte të tjera duke u zënë dhe keni frikë se do të përjetoni të njëjtën gjë.

Njerëzit ndryshojnë, interesat ndryshojnë, dhe ndonjëherë njerëzit thjesht ndahen. Diçka të tillë mund ta keni parë në shoqëri, tek miqtë apo edhe tek familja juaj. Por të rënit në dashuri është ndoshta gjëja më emocionuese që dikush mund të përjetojë, dhe ju duhet të punoni, të merrni e të jepni që një marrëdhënie të funksionojë. Mos qëndroni vetëm në zonën e rehatisë, por mundohuni të provoni gjëra të reja gjithashtu.

Keni frikë të humbni kontrollin.

Të duash do të thotë të ndihesh i lumtur, por ndonjëherë edhe i zemëruar, i trishtuar ose i zhgënjyer gjithashtu. Dashuria ka aftësinë të ndezë reagime irracionale dhe emocione të forta. Kjo mund të duket e frikshme nëse jeni një person që i pëlqen t’i ketë gjërat nën kontroll dhe “të parashikojë” çdo gjë, në mënyrë që të mos ketë të papritura. Por, kjo mund të jetë edhe pasuria më e madhe e dashurisë: përmes këtyre emocioneve mund të mësojmë se kush jemi në të vërtetë nëse ballafaqohemi me ato që ndiejmë në vend që t’u shmangemi atyre.

Takimi ju duket i vështirë.

Takimi mund të konsiderohet gjithashtu një “punë e vështirë” dhe në të shumtën e rasteve, rezultatet nuk ia vlejnë. Shumë njerëz flasin gjithashtu për vështirësinë që hasin gjatë takimeve në ditët e sotme, për shkak të aplikacioneve të takimeve. Takimi është bërë më shumë një aktivitet i ngjashëm me blerjet, i përqendruar tek mundësitë për të zgjedhur një partner të mundshëm, në vend që të përqendrohet tek procesi aktual që mund të rezultojë në një marrëdhënie afatgjatë.

Keni frikë se partneri mund t’ju kthehet në personin ideal.

Të gjithë jemi të prirur për idealizim, por disa njerëz kanë frikë të zbulojnë zakonet e këqija të partnerit ose tipare të papëlqyeshme të karakterit të tyre. Madje, ju mund të arrini deri në atë pikë, sa të krijoni në kokën tuaj pritshmëri, të cilat askush nuk mund t’i përmbushë. Lajmi i mirë është se, sipas këtij studimi, idealizimi i partnerit mund të jetë një gjë e mirë, sepse e ndihmon atë të ecë përpara dhe të rritet si shpirtërisht, ashtu edhe profesionalisht.

Keni frikë se mos humbni identitetin tuaj.

Duhet shumë kohë për të ndërtuar një identitet me të cilin ndihemi rehat. Ndoshta ju është dashur të luftoni me shumë pasiguri dhe të mësoni nga gabimet e së kaluarës, për të arritur aty ku jeni tani, për mirë apo për keq. Por të mendosh se mund të jesh në gjendje ta ndalosh veten për të mos ndryshuar, është ajo që e shkakton këtë frikë. Mbi të gjitha, kjo ndodh kryesisht kur jeni single dhe ju as që jeni të vetëdijshme për atë që ndjeni.

Nuk ju pëlqen të rrezikoni, ndiheni mirë me jetën që keni tani.

Dashuria sjell ndryshim dhe të qenit single nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Ju keni punuar shumë për të fituar një pozicion të mirë në punë, keni ndërtuar një grup miqsh të vërtetë dhe keni një apartament të këndshëm. Këto janë gjëra të vlefshme që mund t’i humbisni nëse përqendroheni tek dashuria, por ia vlen gjithmonë të rrezikoni.

Keni frikë se të tjerët do ta gjykojnë marrëdhënien tuaj.

Shpesh njerëzit lodhen duke u përpjekur të bindin njerëzit e tjerë se janë në marrëdhënie me njeriun e duhur. Miqtë dhe familja, shpesh mund të kenë mendime të kundërta me tuajat, sepse duan të kujdesen për ju.

Ajo që miqtë apo familja juaj mendon, patjetër që mund të shërbejë si një pasqyrë për marrëdhënien që keni. Megjithatë, këto nuk duhet t’i zëvendësojnë ato që ju vetë ndjeni ose mendoni. Mbi të gjitha, më mirë se ju, askush nuk e njeh partnerin tuaj, aq sa për të qenë në gjendje për të marrë një vendim.

(Kosova Sot Online)