Pse të “punosh” për një marrëdhënie është më e rëndësishme sesa të takosh personin e duhur? Ja pse duhet të qëndrojmë me partnerët tanë

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 08:34
Pse të “punosh” për një marrëdhënie është më e rëndësishme sesa të takosh personin e duhur? Ja pse duhet të qëndrojmë me partnerët tanë

Që në moshë të re, shumica prej nesh ka dëgjuar se duhet të gjejmë personin e duhur. Sidoqoftë, kjo është e gabuar sipas një studimi.

Sipas “Bright Side” ekzistojnë disa pika të rëndësishme pse duhet të përpiqemi të qëndrojmë me partnerët tanë aktualë dhe të ndalojmë së kërkuari princin e kaltër.

Të dy ndryshoni në një marrëdhënie.

Të gjithë kemi personalitete të ndryshme që madje mund të duken edhe të çuditshëm për të tjerët. Por në një marrëdhënie, ato personalitete nuk kanë më rëndësi. Kjo, sepse së bashku krijojmë tipare të bazuara në marrëdhënie që vlejnë për të dy individët. Këto shpjegojnë pse të luftosh për partnerin tënd aktual është një zgjidhje më e mirë sesa të qëndroni vetëm, duke kërkuar personin e duhur.

Personalitete të ndryshme e bëjnë marrëdhënien më interesante.

Dallimi tek ne si individë është ai që e bën çdo marrëdhënie emocionuese, dinamike dhe të mërzitshme. Të kundërtat tërheqin, si ekstrovertët dhe introvertët, njerëzit e jetës së natës dhe ata që nuk e pëlqejnë jetën e natës etj. Për shumë çifte , kjo mund të krijojë një sfidë, por ato ende konsiderohen si aspekte të rëndësishme të një marrëdhënieje të suksesshme.

Disa çifte gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën së bashku dhe për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Por edhe nëse nuk keni ndonjë interes të përbashkët, përsëri mund të qëndroni së bashku dhe të përdorni pikat e forta të njëri-tjetrit për të ruajtur intimitetin tuaj emocional.

Qëndrimi në një lidhje krijon më shumë besim dhe dashuri mes partnerëve.

Kur keni dikë në krah, dikë që besoni se mund t’ju mbështesë gjatë gjithë rrugës, do të jeni të motivuar për të arritur çdo qëllim që do t’i vini vetes. Teksa vitet kalojnë, ju përmirësoni gabimet e së kaluarës dhe ndërtoni një besim më të fortë tek njëri-tjetri. Si rezultat, dashuria juaj bëhet më e fortë dhe do të jeni në gjendje të nxirrni anën e mirë të partnerit tuaj në çdo moment, ashtu si dhe partneri ndaj jush. Romanca juaj do të krijojë lumturi, ngrohtësi dhe shpresë.

Edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç i keni planifikuar, do të jetë shumë më e lehtë të punoni me to. Me një partner mirëkuptues, jo vetëm që motivimi juaj do të jetë i lartë, por do t’ju ofrohen më shumë mundësi dhe do të argëtoheni më shumë.

Zënkat çojnë në një komunikim më të mirë.

Zënkat e vogla nuk janë arsye për t’u ndarë dhe për të kërkuar të duhurin. Çdo çift debaton dhe nëse kjo ndodh herë pas here, nuk është një problem. Kjo sepse një marrëdhënie e shëndetshme e përjeton këtë gjatë gjithë kohës.

Çelësi është që tek një zënkë të vogël të shohim anët pozitive për të dy. Kjo mund t’ju japë mundësinë për të shpjeguar se si ndiheni, intimiteti do të përmirësohet dhe madje do të mësoni më shumë për partnerin tuaj. Por mos harroni se zënkat kanë kufijtë e tyre. Ato nuk duhet të krijojnë një marrëdhënie toksike që përfshin edhe abuzime psikologjike ose fizike.

Ju tashmë i dini të gjitha të mirat dhe të këqijat e partnerit tuaj.

Një marrëdhënie e re do të thotë që ju duhet të mësoni shumë gjëra në lidhje me personalitetin e partnerit tuaj dhe mund t’ju duhet të toleroni gjëra që nuk ju pëlqejnë. Por nëse qëndron në një lidhje, shumë shpejt partneri do të mësojë çfarë pëlqen dhe çfarë jo dhe do të mundohet të bëjë më të mirën që të mos bezdiseni apo ndiheni keq.

Nëse sapo keni krijuar një marrëdhënie, keni rrugë të gjatë për të përjetuar romancë, intimitet dhe çiltërsi.

(Kosova Sot Online)