Letër e hapur për të dashurin tim të ardhshëm dhe 10 gjërat që duhet të dijë

  • A.P /
  • 16 shtator 2020 - 16:16
Letër e hapur për të dashurin tim të ardhshëm dhe 10 gjërat që duhet të dijë

Nuk kam qenë kurrë shumë e zonja në një lidhje. Kjo sepse unë pres që të gjithë njerëzit të kenë qëllime të mira dhe shikoj vetëm aspektet pozitive të tyre.

Të gjitha lidhjet që kam pasur kanë qenë toksike në një mënyrë a në një tjetër.

Megjithatë unë sërish mendoja: Hë se do bëhet më mirë. Kur të martohemi, ai do jetë burri ideal, babai perfekt. Po kjo nuk ndodhi kurrë, me asnjë prej tyre.

Mendoja se duke i dhënë shumë përkujdesje, shumë dashuri, duke harruar veten time, do ia dilja që lidhja të zgjaste përgjithmonë, por e kisha gabim edhe këtë herë.

Madje kjo ka qenë gjëja më e marrë që kam bërë.

Dhënia e gjithçkaje në këmbim të asgjëje është shteruese. Në një marrëdhënie jepet dhe merret, bëhen kompromise, komunikohet.

Problemi është se unë kam dhënë gjithçka dhe s'kam marrë thuajse asgjë.

Edhe në marrëdhëniet e mia me familjarët, jam shqetësuar gjithmonë për të tjerët dhe asnjëherë për veten time. U lodha dhe kur s'kisha më asgjë për të dhënë, të gjithë u larguan.

Gjithmonë, me të gjitha ka qenë kështu: me familjen, me miqtë me të dashurit...

Nuk numërohen herët kur jam përdorur, mashtruar, manipuluar, por ato ditë kanë mbaruar. Tani mjaft!

Gati një vit më parë, kur i dashuri im i fundit u nda nga unë me arsyen që "s'kishte më kohë të merrej me problemet e mia" dhe iku në një anë tjetër të qytetit, vendosa të bëj një pauzë e të mos lidhem me askënd.

Vendosa të mos investoja më kohë dhe energji në lidhjet që nuk janë reciproke. Kam prerë edhe lidhjet me disa nga të ashtuquajturit miqtë e mi që më telefononin vetëm kur kishin ndonjë interes.

Dhe e besoni apo jo, në këto 10 muaj kam arritur të njoh mirë njerëzit toksikë dhe manipulatorë. Jam bërë imune ndaj tyre.

Kam ndaluar së kërkuari një partner me domosdoshmëri. Nëse vjen, le të vijë. Por para se të trokasë në portën time ja ç`duhet të dijë:

Jam një grua e pavaruar. E siguroj vetë jetesën time. Paguaj faturat dhe jam mirë edhe pa ty. Nuk varem nga askush. Mbase po të dukem e frikshme, por nëse do e dije të kaluarën time do më mirëkuptoje.

Mendoj ndryshe nga shumica e njerëzve. Jam vrarë e tradhtuar disa herë, në mënyra të ndryshme. Nëse do më thuash gjithmonë të vërtetën, do jemi shumë mirë bashkë.

Mos prit shumë nga unë. Kam dhënë shumë, por kam hequr dorë.

Kam rezerva për shumë gjëra. Jam lënduar psikologjikisht, emocionalisht dhe fizikisht. Prandaj kur të mbyllem në vetvete, më mbështet.

Duhet të dish që më pëlqejnë gjërat e vogla, të thjeshta. Një kafe, një drekë tregon se ti mendon për mua.

Nuk e tregoj dashurinë si shumica e njerëzve. Mund të jem pak e ftohtë në publik, por në privatësi do të të them fjalë të ëmbla e përkëdhelje.

Do të të duhet të shembësh shumë mure. Do të të duhen shumë përpjekje të më vërtetosh sinqeritetin tënd. Por nëse do mendosh që ia vlen mundi, do ta bësh pa problem.

Nëse ma vërteton sinqeritetin tënd, do t'i shemb unë ato mure për ty, por të lutem mos më zhgënje. S'mund ta duroj një tjetër zhgënjim.

Dhe në fund, dua të më thuash atë që ndjen. Dua të ma thuash edhe kur e kam gabim që të mund të korrigjohem. Dua të di se çfarë të bën të lumtur dhe çfarë të mërzit tek unë.

Por mbi të gjitha, para se të më përgjigjesh këtë herë, sigurohu që ajo që do më thuash të jetë e vërtetë.


(Kosova Sot Online)