Lëreni veten të lirë në dashuri

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 10:28
Lëreni veten të lirë në dashuri

Dashi

Sa i takon punës, apo për ata që studiojnë, duhet të shfaqin përqendrim maksimal.

Demi

Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të ndërroni kapitull. Nuk është e lehtë, sidomos për një natyrë si e juaja, që është shumë e lidhur me të kaluarën.

Binjakët

Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për ata që janë vetëm. Lëreni veten të lirë në dashuri. Sa i takon punës, pavarësisht vështirësive, diçka do të lëviz.

Gaforrja

Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të shkëputeni. Nga ana tjetër keni një sërë konfliktesh që kërkojnë zgjidhje.

Luani

Sa i takon punës, kjo është një periudhë gjatë së cilës prireni të shpenzoni pak më shumë për shtëpinë, për një riparim apo rregullim.

Virgjëresha

Në punë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të marrin konfirmimet e shumëpritura.

Peshorja

Në punë, mundohuni të jeni të kujdesshëm. Mundësi të reja do të vijnë me afrimin e fundit të vitit.

Akrepi

Në punë, mundohuni që të shmangni konfliktet. Shumë shpejt do të ketë të reja premtuese.

Shigjetari

Sa i takon punës, mundohuni që ta jetoni këtë periudhë në mënyrë intensive por pa u mbingarkuar.

Bricjapi

Edhe në punë ju pret një ditë shumë e mirë, për të bërë ndonjë marrëveshje. Bëni kujdes me paratë.

Ujori

Shtatori ka qenë një muaj konfliktual. Në punë, mund të përballeni me momente pozitive në ditët në vijim.

Peshqit

Hëna ka ndikim mjaft të favorshëm në dashuri, duke stimuluar lidhjet sentimentale. Në punë, do të keni kontakte mjaft pozitive.

(Kosova Sot Online)