8 gjëra të neveritshme që i bëjnë të gjitha çiftet, por nuk i pranojnë kurrë

  • E.K /
  • 28 shtator 2020 - 08:15
8 gjëra të neveritshme që i bëjnë të gjitha çiftet, por nuk i pranojnë kurrë

Të jesh çift është një gjë shumë e bukur, veçanërisht kur vitet kalojnë dhe nuk ka më sekrete midis jush. Sjelljet dhe sikletet fillojnë të zhduken me kalimin e kohës dhe ka tetë gjëra të neveritshme që bëjnë të gjitha çiftet, por nuk i pranojnë në publik. A mendoni se dashuria nuk ka asnjë lidhje me gjërat e neveritshme? E ke gabim! Për disa arsye nëse mund t’i ndani këto gjëra me partnerin tuaj do të jeni më të lidhur me njëri-tjetrin. Nëse nuk i bëni ato, nuk është dashuri e vërtetë.

1. Kontrollojnë frymën

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni larg shtëpisë dhe të pyesni partnerin tuaj të kontrollojë nëse fryma juaj ka aromë të mirë apo nëse duhet të vraponi për të blerë një furçë dhëmbësh?

2. Nuhatja e sqetullave

Mund të ndodhë që të nuhasni partnerin tek sqetullat për të parë nëse këmisha që ka mbajtur gjatë ditës mund të vishet përsëri apo duhet vendosur në lavatriçe.

3. Shtypja e puçrrave

Nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një argëtim i rezervuar për çifte me të vërtetë të dashuruar. Shtypja e puçrrave apo heqja e pikave të zeza është një gjë e neveritshme në dukje të parë, por e domosdoshme.

4. Hiqja e ushqimit nga dhëmbët

Asnjëherë mos e humbni mundësinë për të hequr ushqimin nga dhëmbët e partnerit tuaj, si për kënaqësinë tuaj ashtu dhe për të hequr sikletin!

5. Ndani furçën e dhëmbëve

Të paktën një herë keni ndarë furçën e dhëmbëve sepse njëri prej ju të dyve e harroi të vetën.

6. Piskatorja

Ju jeni bërë ekspert kur bëhet fjalë për heqjen e qimeve nga hunda, dhe ato që vijnë nga pjesët e tjera të trupit!

7. Mësoni për mbathjet tuaja

Kur nuk e dini nëse mbathjet që keni gjetur në dysheme vijnë nga rroba të pastra ose të pista dhe duhet ta pyesni atë, me siguri nuk do të hezitoni.

8. Urinoni me derë të hapur

Nëse e bëni këtë, atëherë kjo është dashuria e vërtetë!

(Kosova Sot Online)