Ngjarje e vërtetë: Ai e kishte llastuar vajzën tonë (3)
- Ti je mbretëreshë për të gjitha ata të pacipë – po i thoshte – prandaj ashtu edhe duhet të sillesh, si mbretëreshë. Mbaje mend, Olta, ata janë vetëm të mjerë, të cilët duhet të jenë të lumtur të vallëzojnë ashtu si i bie ti instrumentit. Ti me sy, ata me vallëzim. A e ke të qartë, princesha ime? Që nga fëmijëria kështu i kishte thënë dhe të gjitha tentimet e mija që nga ajo ta krijoj një vajzë të thjeshtë, reale dhe normale si gjithë të tjerat kishin dështuar. Por, nuk guxoja të shprehesha ashtu para Besnikut, më duhej të kisha kujdes, por edhe të mundohesha më shumë. Ndoshta në mënyrë të hapur është dashur ta kërcënoj me shkurorëzim nëse vazhdon në këtë mënyrë t’i helmojë fëmijët. Ndoshta … - Nënë! – zëri i Oltës më largoi nga ato që po i mendoja.
– Çfarë po mendon ashtu aq thellë? Kështu po ma thua se problemi për krejt atë që po ndodh fshihet në mua, e ashtu si një e çmendur po e shikon vetëm një pikë të vetme. - Më fal… - i thashë unë. Sikur së paku të mund të flisja krejt hapur me fëmijën tim. Sikur të mund t’ia thosha atë që me të vërtetë po e mendoja, pa pasur frikë nga reaksionet e saj të bujshme. Por, nuk mundja. Dhe, tepër mirë e njihja vajzën time. Ajo ndoshta do të mi nxirrte sytë sikur t’i thosha se askush nuk i pëlqen vajzat e ftohta, mendjemadhe, pa turp, si ajo. Pa marrë parasysh se çfarë t’i them, askush nuk do të ndihet si ajo në afërsi, pasi që ajo e shikon vetëm veten e saj. Katastrofë! Mu për këtë arsye jam përcaktuar të flas më butë. - Olta zemër – edhe një herë e pastrova fytin. – Kur të kam thënë se ndoshta problemi është në ty, nuk kam menduar asgjë të keqe. Dy palë sy të maces, tashmë po më shikonin më me pak mllef, por edhe më tutje me vetulla të mrrolura. - Kështu e ka kjo jetë. E di si thonë, secila fytyrë ka anti fytyrën e vet, se kurrë me grindje një fajtor nuk mund të zbulohet. Ja, kështu ndoshta ka ndodhur me të gjithë të dashurit e tu. A e ke pyetur ndoshta ndonjëherë veten tënde se ku vallë ke mundur të kesh gabuar? - Haha! – tash Olta po qeshte me zë, duke rrahur shuplaka në mënyrë aplaudike. – Nënë, ti ndoshta po bën shaka me mua! Jo, megjithëse secili fakt ishte i tepërt. Helmi i Besnikut kishte depërtuar thellë brenda saj. Përplot njëzet vite ia kishte mbushur kokën me budallallëqe të ndryshme se ajo është një “princeshë”, “mbretëreshë e pakrahasuar”, “e paprekshme”…
Asnjë çudi asaj nuk mund t’ia ndërronte mendjen, duke menduar se secili mashkull duhet ta puthë tokën aty ku shkelë ajo. - Mua i vetmi që më kupton është babai! – më shikoi ashtu me në shikim plot me mllef dhe zemërim. – Ai e ka të qartë se të gjithë ata janë të mjerë. Nuk e di se pse kurrë nuk je në anën time. Çfarë nëne je ti? Fjalët e saj më lënduan shumë dhe kam ndier një dhimbje të fortë në gjoks. Me të vërtetë, çfarë nëne jam unë, e cila ia kam plotësuar secilën dëshirë, duke u munduar ta largoj nga e keqja, por në mënyrë praktike kjo ishte e pamundur. Përnjëherë në mua është thyer diçka. Ai shikim me aq armiqësi më kishte bërë të harroj se këtu po bëhet fjalë për vajzën time që e kam lindur unë dhe se para meje po qëndronte një vajzë e re, pa edukatë dhe e tmerrshme. Për të parën herë në jetën time kam ndjerë se duhet t’ia kthej me të njëjtin nivel. - Ti do të më lëndosh mua! Ti! – u ngrita dhe vendosa duart në bel. – Mua, e cila gjithë jetën time ia kam përkushtuar babait tënd dhe ty. Juve që gjithmonë ndaj meje silleni sikur të isha një material harxhues. Njëjtë sikurse që silleni me të gjithë ata që ju rrethojnë juve, ashtu edhe të unë shikoni me ata sy. Unë këtu juve vetëm ju shërbej, apo jo? Dikush që ju gatuan, pastron e hekuros. Por, kur duhet thënë diçka, menjëherë më goditni me lëndime. - Epo kur flet ndonjë budallallëk - Olta ia nisi me fjalët dhe filloi t’i skuqet hunda. Mua dikush më ka refuzuar e ti, çfarë bën ti? Në vend se të më përkrahësh, ti kërkon fajtorin te unë. (vijon)
(Kosova Sot Online)