Ngjarje e vërtetë: Ai e kishte llastuar vajzën tonë (5)

  • A.P /
  • 13 tetor 2020 - 16:31
Ngjarje e vërtetë: Ai e kishte llastuar vajzën tonë (5)

Nuk e di – ashtu me paramendim e kam kafshuar buzën. – Me të vërtetë nuk e di se si do të përfundojë e gjithë kjo. Ata të dy e kanë formuar një klan, ajo dhe Besniku, si gjithmonë janë kundër meje. Pa marrë parasysh se çfarë bëj apo them unë, ajo dhe besniku më mbështjellin dhe më shtyjnë të bëj sipas tyre. E di se nganjëherë është dashur të reagoj dhe të veproj më ndryshe ndaj Besnikut në ato momente derisa Olta ishte ende një foshnje, por e dini si është. Nuk ishte aspak e lehtë t’i kundërvihej një njeriut si ai. Renata e uli kokën. Ajo dinte që shpesh të ngatërrohej me bashkëshortin tim dhe rregullisht ishte ajo që tërhiqej nga diskutimi. Ai thjesht kurrë nuk tërhiqej nga fjalët e veta. Edhe për një kohë kam ndenjur te motra ime, e më pas jam përshëndetur me të dhe vjehrra e saj dhe jam përshëndetur për në shtëpi. Po paramendoja për fytyrat dhe për “mirëpritjen” që do të më priste në shtëpinë time. Dhe, ashtu edhe ndodhi, ashtu sikurse që e paramendoja. - O, na është kthyer zonja e lënduar – më tha Besniku që në momentin e parë që jam futur në korridor. - Nuk ke pasur pse të mundohesh që të vish.

Edhe ashtu ty nuk ta ndien për neve. Ty as që intereson se çfarë ndodh me mua – m’u drejtua Olta me të njëjtin ton lëndues si më parë. Po ndjeja mënyrën se si po rridhte gjaku im në venat e mi. Po ndjeja momentin kur gjërat po dilnin jashtë kontrollit, kur të dy ata po fillonin të më trajtonin më pak se një qenie njerëzore. - Po shkoj të shtrihem, kam dhimbje koke – thashë dhe me shpejtësi jam zhdukur në drejtim të dhomës së gjumit. Nuk po gënjeja, me të vërtetë kisha dhimbje të tmerrshme të kokës. Dhe, përsëri pasi që një kohë kalova te motra ime, e vërejta se si është të funksionojë një familje normale. Ku të gjithë flasin dhe e kuptojnë njëri tjetrin, ku të gjithë kanë të drejtat e barabarta dhe të drejtën e fjalës dhe askush nuk e poshtëron askënd. Renata dhe bashkëshorti i saj nuk po i ngrinin fëmijët në yje. Nuk i kishin shtyrë të mendojnë dhe të besojnë se janë mbretër të cilët duhet t’i ndërrojnë të dashurat sikurse çorapet. Përkundrazi, që të dy nipat e mi po studionin dhe punonin njëkohësisht duke ndihmuar motrën time, nënën e tyre në mbajtjen e shtëpisë. Për dallim prej tyre, Olta ime kurrë nuk kishte ngritur gjë më të rëndë se luga me dorën e vet.

Tharja e rrobave, hekurosja, pastrimi – të gjitha këto për të ishin një fushë e panjohur. Ajo ishte një princeshë që vetëm hynte dhe dilte poshtë dhe lartë, e në të njëjtën kohë ishte “ e bija e babit”. Duke qëndruar e shtrirë në shtrat, po mund ta dëgjoja bisedën e të atit me të bijën e tij, që kohë pas kohe po flisnin për mua. Po bisedonin për mua, për të dashurin e saj se si “askush nuk vlen sa lotët e saj”. Këtu edhe unë pajtohesha me Besnikun, por ishte pikërisht ai që kishte ndikuar që Olta të mos jetë e lumtur. Vitet po kalonin, e disa gjëra thjesht nuk po ndryshonin. Pasonin dashuri dhe ndarje të reja. Shpresat e mia se vajza ime do ta kuptojë njëherë se ku po gabonte ishin të kota. Edhe pse po i afroheshin të tridhjetat, Olta edhe më tutje të tjerët po i shikonte nga lart, dhe porsa të fillonte një romancë në dashuri, po aq shpejt edhe do të përfundonte. Askush nuk mund ta duronte sjelljen e saj të pacipë, madje as për çmimin që ta ketë një femër të bukur si ajo. Olta edhe më tutje nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte, e i ati i saj edhe më tutje po e përkrahte. - Hiqu atij, “nuk e bëj hesap” – bënte me duar kur do të ankohej në ndonjë djalosh. Vetëm le të shkojë, udha e mbarë i qoftë! Humbja është e atij, e jo e jotja, shpirti im. E shikon se ai është vetëm një budalla, i cili ka hequr dorë nga ti. A e di se kurrë nuk do ta gjejë ai një bukuroshe si ty, kurrë, edhe atëherë kurrë madje. Më e keqja ishte se Olta në të atin e vet po e shihte Zotin. Fjala e tij për të ishte ligj, derisa gjithçka tjetër që unë thosha për njërin vesh hynte e për tjetrin dilte. E një ditë ndodhi diçka që askush nuk kishte pritur se po ndodhte. E më së paku Besniku, i cili kishte mbetur i tmerruar. Vajza jonë pas një dite, për të edhe një ndarje të dhimbshme, gjatë natës na u drejtua. Bashkëshorti dhe unë për pak sa nuk ramë pa vetëdije kur ajo na e kumtoi një vendim të saj. (vijon)

(Kosova Sot Online)