Historia e trishtë e Blanche Monnier, vajzës që për një dashuri të gabuar qëndroi e mbyllur 25 vite

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 10:36
Historia e trishtë e Blanche Monnier, vajzës që për një dashuri të gabuar qëndroi e mbyllur 25 vite

Blanche Monnier ishte vetëm 24 vjeç kur u mbyll në dhomën e saj ku qëndroi e izoluar për 25 vjet. Faji i saj i vetëm ishte se kishte rënë në dashuri me një burrë 30 vjet më të madh, kështu që familja, duke mos arritur ta bindte për të kundërtën, vendosi t’i rezervonte asaj një dënim jo më pak se çnjerëzor.

Dhe kush e di për sa kohë do të kishte mbetur peng i familjes së saj nëse në vitin 1901 një letër anonime nuk do të kishte arritur në tryezën e Prokurorit të Përgjithshëm të Poitiers që e informonte atë për izolimin dhe gjendjen e vajzës.

Kur autoritetet hynë në shtëpinë e Monnier, ata gjetën Blanche, tani 50 vjeç, e reduktuar në një skelet, me peshë rreth 25 kg, trupin e saj plot plagë dhe të rrethuar nga jashtëqitjet e saj.

Gjendja e Blanche Monnier kur e gjeti policia

Urgjenca e dërgoi me njëherë në spital, ajo u shpëtua, por më vonë për shkak të shëndetit të saj mendor tashmë të kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme ajo u shtrua në një spital psikiatrik ku vdiq 12 vjet më vonë.

Babai nuk u gjykua pasi ai vdiq vite më parë, nëna u arrestua dhe u la menjëherë e lirë për probleme shëndetësore, vdiq dy javë pas lirimit, ndërsa vëllai u dënua me vetëm 15 muaj burg pasi sipas gjykatësit ai nuk mori pjesë në izolim por ishte thjesht një person i informuar për faktet.

(Kosova Sot Online)