Këto gjëra nuk duhet t’ia thoni kurrë partneres ose partnerit tuaj

  • E.K /
  • 20 tetor 2020 - 09:30
Këto gjëra nuk duhet t’ia thoni kurrë partneres ose partnerit tuaj

Sa më shumë kohë të kaloni me partnerin/en tuaj, aq më mirë do ndiheni dhe më e konsoliduar do jetë marrëdhënia juaj.

Ju do filloni të mos përdorni grimin apo do të shkoni në tualet pa e mbyllur derën. Do të tradhtoni xhinset pas trupit për pizhamet dhe bërja e pedikyrit do të zhvendoset nga tualeti te dhoma e ndenjes në mënyrë që të shihni bashkë një serial të preferuar.

Bashkë me këtë rehati të re fizike, ju do të jeni edhe më relaksuar në të folur. Por megjithatë pavarësisht kësaj, ju ende vazhdoni të thoni gjëra që në fakt NUK i thuhen njeriut me të cilin jeni lidhur apo martuar.

1- Ai/Ajo djali/vajza është shumë i/e mirë

Është njerëzore të shohësh të tjerët herë pas here, por nuk është e nevojshme t’i thoni partnerit se një person i caktuar që sapo patë është shumë i bukur. T’i shprehni partnerit/es këtë kompliment për dikë tjetër, do të thotë të shkaktoni dyshime të panevojshme, mungesë respekti dhe shqetësim të tepërt. Mos e bëni partnerin/en të vuajë për shkak se ju kapi syri një person kaq të bukur. Në vend të kësaj, tregohu e kujdesshme dhe mundohu të zgjedhësh fjalët e duhura.

2- “Ti gjithmonë…” ose “Ti kurrë…”

Të bësh deklarata përgjithësuese dhe të drejtosh gishtin te partneri nuk është aspak gjest efikas. Kur ti thua fjalët “Ti gjithmonë…” apo “Ti kurrë”, mesazhi i asaj që do të thuash humb në tonin tuaj armiqësor dhe partneri shumë shpejt do mendoj të mbrohet. Në vend që t’i drejtoni fajin dhe të tregoni me gisht, përqendrohu në situata specifike. Një tjetër mënyrë e duhur për të pasur një bashkëbisedim të pranueshëm është që të zëvendësoni “Ti” me “Unë”.
Për shembull: Në vend që të thuash “Ti kurrë s’më ndihmon me larjen e enëve” thuaj diçka të tipit “Më duket se i kam larë gjithmonë unë enët. Do ta vlerësoja vërtetë nëse do të më ndihmoje me diçka”.

3- “Nuk e përballon dot atë”

Askujt nuk i pëlqen t’i thuash se nuk e bën dot diçka, sidomos nga partneri. Thuajini të dashurit tuaj se si duhet ose jo t’i shpenzojë paratë dhe nëse mbani financa të ndara atëherë mos i thoni se çfarë mund ose jo të përballojë ai. Nga ana tjetër, nëse ti dhe partneri i mbani paratë bashkë dhe ai po i shpenzon ato padrejtësisht, atëherë është e justifikueshme të uleni e të bisedoni për këtë çështje. Për të shmangur fyerjet ndaj tij, flisni për menaxhimin e parave qetësisht. Përdor “ne” në vend të “Ti” dhe bëj më të mirën që situata të kuptohet sa më qartë.

4- “Seksi ishte i mrekullueshëm” (kur nuk ishte i tillë)

Të flasësh për seksin në një marrëdhënie mund të jetë e vështirë, sidomos nëse e vërteta është e vështirë apo e turpshme të thuhet. Nuk ka rëndësi se sa e vështirë mund të jetë ajo, ju nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit se seksi ishte i mrekullueshëm, kur në fakt nuk ishte i tillë. Ndonjëherë ju mund të largoheni pa thënë asgjë por nëse një bisedë e tillë nis, ateherë jini të sinqertë. Ndoshta edhe do të lëndoni ndjenjat e partnerit tuaj por ta gënjeni atë për kënaqësinë seksuale është edhe më e rrezikshme. Në vend të kësaj, thojini partnerit çfarë ju pëlqen ose jo, çfarë ju bën të ndiheni mirë si apo se çfarë ju prish humorin.

5- Qetësohu

Në vend që t’i thoni partnerit të qetësohet mundohuni të jeni të kuptueshme dhe mbështetëse rreth gjërat që mund ta kenë mërzitur apo shqetësuar. Çuditërisht kur i themi dikujt ‘Qetësohu”, ata priren të bëhen më histerik!

6- “Të urrej”

Kjo fjalë është njësoj e fuqishme si “Të dua”. Njerëzit në përgjithësi në momente nervozizmi thonë gjëra që në fakt nuk i mendojnë. Megjithatë nuk ka rëndësi se sa me nerva jeni me njëri-tjetrin, ju nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit ‘Të urrej’. Ndoshta më pas ju do të qetësoheni por ama shija që lë pas kjo thënie vështirë se do të harrohet.

8- “Nëse më do vërtet..”

Në shumicën e rasteve kur një partner thotë “nëse më do vërtet’ kjo shprehje ndiqet pas nga thënie manipuluese, komente apo kërkesa të veçanta. Besojeni ose jo, manipulimi është një nga format më të forta të abuzimit emocional në një marrëdhënie, shkruan Anabel. Shkaku se përse partneri juaj mund veprojë në mënyrë manipuluese është që t’i dalë e vetja, ndonëse manipulimi mund të jetë i hapur, në formë argëtimi, apo i ulët.

9- “Je fiks si ish-i im”

Mund t’ju duket normale të krahasosh partnerin aktual me dikë, me të cilin keni pasur lidhje në të shkuarën, por nuk është kështu. Të flasësh për lidhjet apo ngjarjet e dhimbshme të së shkuarës është pjesë normale e çdo lidhjeje por ajo që është shumë e rëndësishme është mosbërja e krahasimeve. Mendojeni kështu: Si do të ndiheshit ju nëse ai do t’ju krahasonte me një ish-partnere? Nëse lind një situatë e caktuar kur partneri juaj është duke bërë diçka që ju kujton një përvojë të dhimbshme të së shkuarës, përpiquni t’i shpjegoni dhimbjen që ndjeni dhe t’i tregoni se si mund t’i ndreq këto sjellje. Nuk është e nevojshme të bësh krahasime të kësaj natyre.

(Kosova Sot Online)