Ngjarje e vërtetë: U dashurova në të, por ai i tregoi burrit tim (5)

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 15:40
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në të, por ai i tregoi burrit tim (5)

Erdhi, e kaloi murin i lumtur dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë më pyeti: - Çfarë do të bëjmë sot? - Do të dëshiroja që këtyre trëndafilave t’jua ndërrojmë vendet. A e ke ndonjë ide se sit a bëjmë këtë? Janë mjaft të komplikuara – po provoja të tingëllojë shumë zyrtare me të dhe po shmangia secilin kontakt me sy me të. - Mos u brengos, atje prapa në kopsht kemi një karrocë pikërisht për këtë qëllim. Po shkoj atje dhe po e marr karrocën. Dhe me të vërtetë, kjo ishte punë e shpejtë. Shumë shpejtë e kemi përfunduar. Më duhej të mendoja diçka shpejt dhe ta gjej një arsye si ta mbaja edhe më shumë kohë në praninë time. Asgjë nuk po më binte ndërmend pos ta ftoja për kafe si një shpërblim për punën që kishte bërë. E dërgova në kuzhinë dhe fillova të ziej nga një kafe. Dhe si zakonisht se çfarë ngjet në situata të tilla, tensionimi shihej lart në ajër e asnjë dialog nuk po më binte në mend për momentin. Duart e mia po dridheshin dhe kisha frikë se ai do ta vërente një gjë të tillë, por përsëri kaq shumë po e dëshiroja të jetë në praninë time.

Kur kafetë ishin të gatshme dhe po shërbeja ato së bashku me keksë, u gjenda përballë tij. Mirëpo, ai u zhvendos dhe u ul pranë meje. Mori dorën time në prehrin e tij dhe më tha: - Më fal. E di se para disa ditëve nuk jam sjellë si duhet me ty. Por, ti tek unë nxit një ndjenjë të dhunshme sa që nuk kam mundur të përmbahem. Më vjen keq dhe kërkoj falje – ishte aq i heshtur dhe aq serioz. Në imagjinatën time dëshiroja që ai në fakt edhe ta bënte këtë, por prapë se prapë nuk po prisja që ai ta bënte një gjë të tillë. Përsëri mbeta pa fjalë, por dorën time nuk e largova nga prehri i tij. Vendosa ta shikoj drejt në sy dhe t’ia them atë që dëshiroj. Ai e kishte vërejtur dashurinë time në sytë e mi dhe më puthi. Kësaj radhe ishte me plot pasion. Edhe sot nuk e di se sa shumë që jemi puthur pa bërë fjalë, por na kishte ndërprerë zilja e telefonit. Ky ishte bashkëshorti im. - A të duhet edhe për një kohë të gjatë ai? Po shkojmë për një panair pas gjysmë ore dhe më nevojitet – duke mos qenë fare i vetëdijshëm se çfarë kishte ndërprerë. - Ja po vjen – ishte e tëra kjo që mund të flisja. Jemi puthur edhe njëherë lehtë në derë dhe më tha: - Do të takohemi së shpejti – e unë vetëm e shikoja me kënaqësi. Unë isha e dashuruar deri në asht, nuk po vëreja asgjë përreth meje. Kisha fat se unë isha shefja dhe punët e shtëpisë i kam përfunduar edhe më me sukses. Dhe kështu filloi. Pothuajse çdo ditë gjenim nga ndonjë arsye për t’u takuar dhe për t’u puthur me pasion. Mirëpo, gjithçka ishte e shkurtër, e që të dy ne kishim dëshirë që kjo të jetë më gjatë dhe më shumë. Unë gjatë gjithë natës po imagjinoja trupin e tij lakuriq dhe nga vetë ky mendim unë ndjeja pasion. Pranë meje po qëndronte i shtrirë bashkëshorti im dhe ishte krejt e kundërta në krahasim me atë që mendoja unë, rreth asaj që unë po imagjinoja.

E më pas, rastin na e ka ofruar pikërisht bashkëshorti im. Unë duhej që të shkoja në bankë për ta kryer një punë, e pikërisht simpatia ime do ta dërgonte mallin në njërin prej shitoreve. Ishte krejt logjike që ne së bashku të shkojmë me kombibus. Gjatë gjithë rrugës po ndihej një tensionim në ajër. Por, ishim aq të duruar kështu që jemi duruar derisa të ktheheshim. E më pas ai kishte ndaluar në një zone të errët dhe ndaloi. Pa e thënë asnjë fjalë të vetme i jemi hedhur njëri-tjetrit dhe gjithë ai pasion i përmbajtur kishte eksploduar. As nuk e di se si jemi gjendur në pjesën e pasme të kombibusit, por kur m’u kthye vetëdija e pashë se rrobat nuk i kisha veshur. Kjo nuk duhej t’i kishte ndodhur një gruaje të moshës sime. Tash kur mendoj për këtë e shoh se nuk kishte ndodhur rastësisht. Por, atëherë isha aq e verbër sa nuk e kam vërejtur. Me vite të tëra nuk kisha ndjerë një kënaqësi të tillë trupore. A e kam ndjerë ndonjëherë këtë kënaqësi me burrin tim, po e pyesja veten time. Me siguri se po, pasi që më kujtohet se ishim shumë të dashuruar kur ishim të rinj. (vijon)

(Kosova Sot Online)