Cilit grup i përkisni? Këto janë 5 llojet e kimisë në çifti!

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 10:57
Cilit grup i përkisni? Këto janë 5 llojet e kimisë në çifti!

Kimia fizike

Shpesh, ngatërrojmë tërheqjen fizike me dashurinë. Por si ta dalloni dhe ta ndani njërën nga tjetra?
Mbani mend se epshi është në thelb dëshira për kënaqësi seksuale. Ai zakonisht zhduket pas aktit seksual dhe kthehet orë ose ditë më vonë. Ju mund ta ndieni këtë  për disa njerëz të ndryshëm në të njëjtën kohë dhe ju jo domosdoshmërisht ndiheni “posesiv” apo xheloz. Por kur ju jeni i dashuruar, ju jeni shumë posesiv ndaj partnerit. Gjithsesi, kimia seksuale jo vetëm që nuk është diçka “e keqe”, por mund ta ndihmojë shumë lidhjen gjatë rrugës.

Gjatë marrëdhënies seksuale, dopamina (substanca e lumturisë) rritet ndjeshëm – kështu, kjo substancë, me kalimin e kohës, mund të prodhojë me të vërtetë ndjenja të dashurisë. Prisni!

Kimia e përshtatjes

Ju ka ndodhur të takoni dikë i cili përfundon fjalitë që nisni ju në të njëjtën mënyrë që kishit në plan ta bënit? Kjo, është tërheqja e përshtatjes. Ty të duket se e njeh prej një jete personin që ke përballë dhe se s’ke nevojë të flasësh gjatë për t’u kuptuar. Edhe nëse gjithçka fillon si miqësi, kjo lloj përshtatje mund t’ju çojë drejt ndjenjave më të thella. Imagjino pastaj të keni dhe kiminë e llojit të parë…

Kimia “humor”

Humori është element kyç në një raport romantik. Dikush që na bën për të qeshur, na ka marrë zemrën dhe është e kotë ta mohojmë. Ku ka të qeshura, ka dashuri afatgjatë: Vetëm mendoni sa herë arrin t’ju zbusë me batutat e tij, edhe pas një gabimi të madh!

Kimia ‘plotësuese’

Në fund të ditës, jemi të gjithë në kërkim të pjesës plotësuese të puzzle-it. Përshembull, një modele shumë e bukur mund të ketë një super  kimi të vërtetë me një shkencëtar  – dhe anasjelltas. Pse? Ajo e bën atë të ndihet seksi dhe ai e bën atë të ndihet e zgjuar.

Kimia ‘shumë të ngjashëm’

Ne  priremi që të shkojmë drejt njerëzve të cilët ndajnë interesa të ngjashme me ne. Kjo jo vetëm bën që të kalojmë më shumë kohë me njeri tjetrin , por na jep mundësinë ta njohim më mirë partnerin në një mjedis me presion me të ulët. Për më tepër, vetëm mendoni çfarë përvoje e mrekullueshme do jetë të shihni ujëvarën e Niagarës apo të përshkoni shkretëtirën e Saharasë sëbashku. Këto interesa të përbashkëta mund të bëhen kujtimet tuaja më të bukura dhe themelet për një marrëdhënie të qëndrueshme.

(Kosova Sot Online)