Tri shenjat e një martese të dështuar dhe si mund të gjeni një zgjidhje

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 11:13
Tri shenjat e një martese të dështuar dhe si mund të gjeni një zgjidhje

Thuhet se martesa është ‘puna’ më e vështirë në botë.

“Lifehack” tregon se cilat janë shenjat tipike të një martese të dështuar dhe mënyrat më të mira për ta rregulluar atë.

Shenja #1

Nuk tërhiqeni më nga njëri-tjetri

Kur ktheni kokën pas dhe shihni arsyen pse keni zgjedhur bashkëshortin ose bashkëshorten tuaj, kuptoni që kjo arsye nuk jeton më me ju. Si pasojë, ndihet sikur martesa ka humbur shkëndijën e saj. Kjo është një shenjë e rëndësishme e një martese të dështuar.

Pse ndodh kjo?

Në një moment ju nuk kërkoni më atë që ju pëlqen te partneri dhe nuk vini më re cilësitë e veçanta të tij/të saj që ju tërhiqnin.

Madje mund të keni vënë re se sa më shumë të përqendroheni tek ato gjëra të vogla që ju bezdisin, aq më shpesh duken se ato ndodhin!

Bezdia është një nga shkaqet më të mëdha për t’u shkatërruar emocionalisht. Tani të dy jeni përqendruar në atë që nuk ju pëlqen te njëri-tjetri. Pra, në vend që të komunikoni në mënyrë të qetë një problem dhe ta zgjidhni, ju fajësoni ose akuzoni partnerin deri në pikën ku mund të ndihet i/e nënvlerësuar.

Si të ndizni ndjenjat e tërheqjes?

Në çdo problem që lind në marrëdhënie, personi i parë që duhet të shikoni jeni ju. Si po shfaqeni në marrëdhënien tuaj? Sa shpesh e kontrolloni frymën?

Duhet vetëm një moment për të kontrolluar sqetullat, frymëmarrjen dhe organet gjenitale sa herë që shkoni në tualet dhe ky proces do të të ndihmojë për ta mbajtur veten tërheqës/e për partnerin ose partneren.

Po ushqeni një martesë të lumtur dhe të shëndetshme me humor, qetësi dhe vlerësim apo po nxitni një martesë të dështuar me rezistencë, akuza dhe faj?

Është e mahnitshme se sa shpejt mund të rivendosni një marrëdhënie të lumtur dhe reciprokisht të përmbushur, në momentin kur vendosni të jeni versioni më i mirë i vetvetes.

Shenja # 2

Ju nuk keni një jetë seksuale

Ka kaluar kohë e gjatë qëkur keni bërë seks me partnerin për herë të fundit? Nëse po, jeni duke shkuar drejt një martese pa seks, që përkthehet ndryshe si martesë e dështuar.

Ndjenja e shkëputjes emocionale nga partneri mund të çojë në mungesë interesi për t’u lidhur seksualisht. Në fund të fundit, kur nuk ndiheni të lidhur emocionalisht me partnerin, pse do të dëshironit të angazhoheshit në një akt që nënkupton lidhjen?

Për të ndaluar dështimin e një martese, është e rëndësishme të kuptoni shkakun e pasojave.

Seksi mund të jetë një nga mënyrat më të mira që problemet në çift të dalin nga mendja juaj, për t’u rilidhur me trupin dhe për të gjeneruar oksitocinë (e njohur si hormoni i dashurisë).

Ballafaqimi me emocionet tuaja jo vetëm që do të parandalojë argumentet negative, por edhe do të ulë hormonet e stresit dhe do të rrisë hormonet e lumturisë.

Si të keni një jetë seksuale të lumtur?

Sfidat e pazgjidhura seksuale kanë tendencë të heqin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin tuaj, si dhe të dëmtojnë vetë strukturën që mban martesën. Mos prisni derisa gjithçka të shkojë keq, por adresoni problemet seksuale. Ato zakonisht mund të zgjidhen me njohuritë dhe teknikën e saktë.

Bëni një diskutim të hapur dhe të sinqertë me partnerin për të gjetur se çfarë është e dëshiruar dhe e padëshiruar dhe më pas punoni së bashku për të zgjidhur problemet, duke kërkuar ndihmë nga ndonjë ekspert ose psikolog nëse është e nevojshme.

Shenja #3

Ju nuk keni një vizion të përbashkët

Motivimi për t’u marrë me problemet në marrëdhënie zakonisht vjen nga të pasurit një vizion të përbashkët. Insteresante është se ndërsa mund të keni disa ndjenja thelbësore që janë të njëjta, interpretimi juaj për to është krejtësisht i ndryshëm.

Për të shmangur keqkuptimet më vonë, duhet të kuptoni se çfarë do të thotë secila prej këtyre ndjenjave për të dy ju.

Vizioni i përbashkët është më efektiv kur secili prej jush përqendrohet në rikrijimin e ndjenjave, në vend që të kapeni pas gjykimeve, keqkuptimeve dhe argumenteve të vogla.

Shumë herë fiksoheni dhe mendoni se partneri po ‘shkel’ diçka të rëndësishme për ju ose po shkon kundër asaj që doni të përjetoni.

Kur e keni të qartë çfarë doni dhe se si do të arrini aty, është shumë më e lehtë të ndihesh i motivuar për të ecur përpara dhe për të qenë versioni më i mirë i vetes, duke mbajtur gjallë një martesë të lumtur.

(Kosova Sot Online)