‘Bëj ç’të duash me mua, sonte e jotja jam!’ Historia ‘e nxehtë’ e vajzës 20 vjeçe

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 10:47
‘Bëj ç’të duash me mua, sonte e jotja jam!’ Historia ‘e nxehtë’ e vajzës 20 vjeçe

Pas luftës në Kosovë isha 20-vjeçar dhe si shumë familje edhe ne u strehuam në një banesë të zënë me zor.

Por, edhe fqinjët tanë banonin ashtu si ne… Fqinji ynë kishte vetëm vajza dhe shpesh na thërriste për të pirë çaj.

Një natë fqinji ynë shkoi në fshat dhe tha se nuk do të kthehej. Më tha të kem parasysh banesën e tij, sepse aty janë dy vajzat e tij.

Nga ora 21:00 trokita në derën e tyre, me qëllim që të shihja se mos frikësoheshin. Doli më e madhja në derë. E pyeta se a ishte kthyer babai i tyre. Më tha jo. Më ftoi të hyja brenda dhe më ofroi kafe. Njëra nga vajzat veç ishte në gjumë. Më e madhja, e cila edhe ishte e zgjuar, ishte rreth të 20-ave dhe ishte në formën më të mirë që mund të jetë një femër. Nga veshja e hollë i dallohej forma e trupit. Pas një kohe filluam të shikonim një film në kanalin televiziv RTL. Herë pas herë kishte edhe ndonjë reklamë atraktive. Pas një kohe ajo më propozoi të dilnim në ballkonin e banesës, meqë brenda bënte vapë, vapë vere… Ballkoni ishte shumë i vogël e u desh të rrinim shumë afër njëri-tjetri, aq sa fillova të nxehem, pasi trupi im prekte trupin e saj. E pyeta se a ka të dashur. “Po”, më tha, “por sonte për mua je ti dhe mos e zgjat më shumë!”. Menjëherë e afrova edhe më afër trupit tim dhe fillova t’ia ledhatoja flokët. Pastaj, fillova ta puth… Por, gjithmonë duke rrëshqitur dora ime teposhtë trupit të saj. “Bëj ç’të duash me mua, sonte e jotja jam!”, më tha ajo kur pa se unë, vërtet, u nxeha shumë. Dhe, atë natë e kaluam bashkë, në shtratin e saj të nxehtë…

Dashuria e vjetër nuk harrohet: Por, nuk përfundoi gjithçka me atë natë. Pas një kohe ata u larguan nga ajo banesë dhe me vite të tëra nuk dija se ku ndodhej. Por, krejt rastësisht, vitin e kaluar, e takova në një market të madh, teksa bënte shoping me burrin e saj. Më shikoi me habi. Dhe, në rrëmujën te kasa ku bëhej pagesa, shfrytëzoi rastin dhe ma dha numrin e saj të telefonit. Që nga viti i kaluar e tani jemi në lidhje dhe çdo takim e shfrytëzojmë maksimalisht për kënaqësi me njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)