Shtatë arsye pse burrat gjermanë janë të përsosur për një marrëdhënie

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:25
Shtatë arsye pse burrat gjermanë janë të përsosur për një marrëdhënie

Përkufizimi i partnerit ideal ndryshon nga vendi në vend, por ka disa cilësi të ngjashme që shumica e grave i konsiderojnë jashtëzakonisht të dëshirueshme.

Supet e gjera, i gjatë dhe një stil i bukur, janë disa prej tyre, por më e rëndësishmja, ato dëshirojnë dikë që do të jetë i besueshëm dhe i sinqertë. Këtu mun dtë flasim për djemtë gjermanë.

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë shtatë arsye bindëse pse burrat gjermanë mund të jenë partnerët e përsosur.

Janë shumë të gjatë dhe të vetëdijshëm për stilin.

Gratë duan burra të gjatë. Në fakt, kur kërkojnë një lidhje serioze, shumica e grave kërkojnë djem që janë më të gjatë se ato. Gjatësia është një ndër arsyet e prishjes së marrëdhënieve tek disa çifte.

Janë të sinqertë dhe nuk gënjejnë.

Burrat gjermanë janë besnikë dhe rreptësisht kundër tradhtisë. Shumica e grave që kanë qenë në marrëdhënie me djem gjermanë ose janë akoma me ta, mund ta garantojnë këtë. Këta burra janë gjithashtu të sinqertë dhe nuk i fshehin mendimet dhe ndjenjat e tyre të vërteta.

Janë jashtëzakonisht të zgjuar, por edhe të përulur.

Në një sondazh, u zbulua se burrat e lindur në Gjermani janë më inteligjentët në të gjithë Evropën dhe disa nga më të zgjuarit në botë. Ata e dinë që janë të zgjuar, por nuk mburren.

E duan “të vjetrën”.

Njerëzit në Gjermani ende besojnë tek të dashuruarit sipas mënyrës së vjetër, duke shkruar letra dhe duke krijuar lirshmëri pak nga pak. Burrat gjermanë nuk besojnë tek gjërat e realizuara me nxitim.

Janë të ndrojtur.

Burrat gjermanë nuk mund të flirtojnë. Ata janë mjaft të ndrojtur dhe shpesh flasin më pak gjatë fazave të hershme të takimit. Sidoqoftë, ata i lënë sytë të flasin dhe të bëjnë të ndihesh shumë mirë nga veprimet e tyre.

Janë gjithmonë në kohë.

Burrat gjermanë janë të njohur gjerësisht për përpikërinë e tyre. Ata janë gjithmonë në kohë dhe kanë një memorie të mirë, kështu që partnerja nuk ka pse të shqetësohet për humbjen e një filmi apo vonesën për diçka.

Janë të dashur dhe të mirë.

Në thelb, burrat gjermanë janë hot, të gjatë, të zgjuar, të kujdesshëm, të përpiktë dhe nuk kanë probleme me të pranuarit të gabimeve. Partneri ideal!

(Kosova Sot Online)