Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (6)

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 17:05
Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (6)

Mëngjeset dimërore dinë të jenë tepër të ftohta. Në xhemperin tim të hollë unë e kisha të garantuar mërdhitjen. Rrija e mbledhur në bankë, shfletoja librin dhe e kruaja ballin. Papritmas ndodhi katastrofa. Minirja e shtyri derën si të ishte stuhi. Vrapoi tepër shpejt dhe u ul në bankën e parë, më të afërt. - Vajza, profesor Iksi – tha, por mbeti pa frymë. – Më nuk do të punojë në shkollën tonë. Ai e paska sulmuar një vajzë. I ati i saj e kishte sulmuar para shtëpie. E, ai kishte ardhur edhe në shkollë, drejt e te drejtori. Mua sikur mu ndal fryma, kurse vajzat e tjera filluan me pyetjet e tyre. Vajzat ishin tepër të zemëruara. - Pse mu atij duhej t’i ndodhte një gjë e këtillë? Të gjithë e donin... Minirja donte me çdo kusht që të vazhdonte: - Dëgjova edhe diçka. Thuhet se asaj vajzës ia paska hequr xhemperin me dhunë... - Kujt? - Pa, shërbëtores së tij. Ajo ishte hutuar dhe kishte kundërshtuar, por ai e kishte rrëzuar përtokë. - Mjaft me rrena!

Profesor Iksi është njeri i ndershëm dhe edukator i mirë – thash me aq fuqi, sa që e habita edhe veten time. - E, çka di ti? Sapo ke ardhur në qytet? - A ti ke qenë aty, e tani e di se çka ka bërë? – filloi të bërtiste Minirja. - Po. Isha aty, meqë unë jam ajo shërbëtorja e tij! Minirja u skuq, por vajzat e tjera më rrethuan dhe filluan me pyetje. - Na trego fije për pe se çka të ka bërë! Kjo është më mirë sesa seritë TV. - Asgjë. Ai mua nuk më ka bërë asgjë. Unë… - përnjëherë u ndala. A mund ta thosha të vërtetën se unë e kisha sulmuar atë? Sekretin tim do ta bartë në varr. - Unë e derdha supën, e dogja atë... Pasi që heshtën për pak momente, ato ia krisën një të qeshure shurdhuese. - Prit, prit! Nëse nuk ka faj, atëherë pse po largohet nga shkolla? – më tronditi pyetja e tyre. - Ai është i ndershëm.

Babai im është i sëmurë, i çmendur – nuk doja të thosha se ishte pijanec. Meqë edhe si i tillë, ai gjithmonë më mbronte. Ai filloi të pinte pasi që nëna u arratis me fqinjin tonë, mikun e tij të fëmijërisë. - Ai e sulmoi atë pa pikë faji, meqë nuk e dinte çka fliste – pasi që u kaplova nga turpi dhe shqetësimi, u largova me vrap nga klasa edhe pse vajzat donin të më bënin pyetje të tjera. E dija se më duhej të shkoja në zyrën e drejtorit. Pa e ditur as vet sesi, ia dola që të trokisja në derë. Më pranoi në një zyrë të vogël, të rregullt. - Erdha për shkak të profesor Mikelit – belbëzova me buzën në vaj. – Ai është i pafajshëm, i akuzuar rrejshëm... I tregova se akuza kishte ardhur nga babai im, i sëmurë psikik edhe pse e dija se fytyra e tij prej pijaneci shihej nga avioni. Drejtori menjëherë e kapi telefonin, e mua ma drejtoi një shikim të ashpër: - Për ta shpëtuar profesorin, e edhe emrin e shkollës, duhet të dëshmosh para këshillit të arsimtarëve. Frika sa nuk më paralizoi, ashtu të frikësuar dhe të papërgatitur për t’u ballafaquar me organet e shkollës.

Por, nuk më kishte mbetur asgjë tjetër. Në atë moment dëgjova disa hapa jashtë, në korridor. Doja që të ishte ai, meqë në mënyrë të pavetëdijshme prisja ndihmë në ato momente të vështira. Hyri me pallto ngjyrë kafe dhe me këmishë ngjyrë kremi. Përnjëherë fillova të dënesja, pa e kontrolluar vajin. Por, ai më shikoi me butësi dhe tha: - Propozoj që këtë problem ta zgjidhim me marrëveshje, duke mos e ekspozuar vajzën e gjorë ndaj turpërimit. Pas këtyre fjalëve, menjëherë ndjeva njëfarë lehtësimi. Kështu, çdo gjë mori fund me një bisedë me psikologun dhe pedagogun. Por, pas kësaj qetësie, erdhi stuhia. E humba punën në shtëpinë e profesorit dhe, bashkë me babanë e mjerë vajtonim në heshtje dhe varfëri. Dhe, kur çdo gjë dukej e humbur, një ditë profesor Mikeli m’u afrua në korridor. Nga befasia më kapi edhe marramendja. - Zonjushë, disi parandiej se statusi juaj ekonomik... Mirë, le t’i bie shkurt. Një e njohur e babait tim ka nevojë për një shërbëtore të vyeshme. Mund t’ju propozoj, nëse doni... (vijon)

(Kosova Sot Online)