Ngjarje e vërtetë: Ai më ngushëllonte, unë e shfrytëzoja (4)

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 11:51
Ngjarje e vërtetë: Ai më ngushëllonte, unë e shfrytëzoja (4)

Unë po qaja në kraharorin e tij të ngrohtë, e nuk ka kaluar edhe shumë kohë dhe kam mbyllur sytë dhe më ka zënë gjumi. Nga inati me të kam bërë dashuri dhe po mbaja kokën lart, pasi që në këtë mënyrë unë dëshiroja ta lëndoja Beratin.

Për pesë muaj rresht, Iliri m'i kishte zbritur yjet nga qielli i lartë, po e mbështete secilën kërkesë apo dëshirë timen që unë e kisha, i bindur se dashuria që ai e kishte mjaftonte për të dy ne. Sa herë që unë zhytesha në mendimet e mia, sa herë që unë dukesha disi e humbur apo e hutuar, ai e dinte se për kë isha duke menduar në ato moment. Po shikoja në Ilirin, por ai mendonte se para tij po shikoja shokun më të mire të tij.

Dhe atëherë ia kam marrë inat vetes sime, por dashuria që e kisha për Beratin ishte më e forte se ndjenjat e mia, më e fortë se mendja ime e shëndoshë. Gjithmonë, sa herë që Iliri më kishte thënë diçka të mirë, një kompliment për dukjen time apo diçka tjetër, unë po imagjinoja se këto fjalë po dilnin nga goja e ëmbël e shokut të tij më të mirë, biondit tim të preferuar. As për mua e as për të gjatë atyre muajve nuk kishte qenë aspak e lehtë, por Iliri kishte qenë shumë i vendosur që të luftojë për dashurinë e vet.

Berati më ka lënduar, më kishte thënë se më dashuronte vetëm mua, e më kishte tradhtuar me secilën vajzë që kishte mundur, me secilën që i kishte ardhur mundësia. Unë kisha mbyllur sytë e mi përballë të së vërtetës, e kjo me sa duket atij i kishte shkuar në nerva, i isha mërzitur dhe më la, më kishte braktisur. Sikurse secila femër e dashuruar që do të bënte, edhe unë në ato momente kisha qenë e gatshme t'ia falë. Mu për këtë arsye, atë ditë kjo edhe ishte arsyeja që e kisha kërkuar. Kisha dëshirë t'ia them se gjithmonë do ta dashuroj, dhe se do ta pres deri në momentin e fundit, kur ai do të jetë i bindur se unë jam femra e vetme dhe e duhur për të.

Por, gjatë asaj mbrëmjeje përsëri Berati po luante me mua. Prapë me të vjetrën.

- Ti e meriton dikë më të mirë sesa mua. Unë kurrë në jetën time nuk kam për të ndryshuar - më tha shumë sinqerisht. - Unë kam dashuri për të dy ne, nuk e ke idenë se sa shumë të dashuroj. Eja dhe të pajtohemi - po e lusja me mish e me shpirt. Vera, dashuria ime për të dhe kujtimet, bënë që unë përsëri të përfundoj në përqafimin e Beratit. Iliri e dinte se Berati mezi priste rastin që t'i thotë se si ai është i vetmi që unë e dashuroj.

Për mua ai nuk kishte asnjë ndjenjë të vetme, e mua disi më trajtonte sikurse të isha një kuti e vogël, apo sikurse të isha një prone e tij private, që vetëm ai mund të kishte qasje në mua. Ai nuk më dëshironte sikurse të dashurën e tij, por edhe nuk ishte në gjendje dhe nuk ishte i gatshëm që unë të shkoja diku tjetër, nuk dëshironte që të më linte në dorën e dikujt tjetër.

Kur të njëjtën pasdite unë jam takuar me Ilirin, ishte disi i vranët, ishte i pikëlluar. Nuk kishte nevojë të ma thoshte asnjë fjalë të vetme, e dija se si ishte sjellë Berati.

- Më fal - ia thashë me një zë të qetë.

- Shpresoj se tashmë e ke kuptuar se çfarë është ai. Kurrë nuk do të mundem ta kuptoj pse vajzat, madje vajzat sikurse që jam unë, vazhdojnë të vrapojnë pas meshkujve të cilët nuk i çmojnë dhe nuk i vlerësojnë. Sa shumë ke vajtuar për të, madje edhe je betuar se kurrë më në jetën tënde nuk do t'i kthehesh më, se mes juve ka marrë fund gjithçka, e në fakt mezi paske pritur që të pajtoheni.

Pa marrë parasysh se çfarë të ka bërë ai ty, që në shikimin dhe shenjën e parë që ta ka bërë, ti ke vrapuar pas tij, duke harruar krejt ato që i kishe thënë - më tha. (Vijon)

(Kosova Sot Online)