Ngjarje e vërtetë: Ai më ngushëllonte, unë e shfrytëzoja (6)

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 14:19
Ngjarje e vërtetë: Ai më ngushëllonte, unë e shfrytëzoja (6)

- Koha e ka bërë të veten dhe krejt në fund unë nuk isha e vetëdijshme se sa shumë të kam dashuruar. Kur mora guximin dhe ia thashë që të gjitha ato që kisha në zemër, dhe kur të gjitha këto dëshiroja t'i pranoja, ti kishe shkuar në Lindjen e Mesme. Isha e gatshme që të lutem që të më falësh për gjithçka dhe kisha shpresë se do të na pranosh, edhe mua edhe djalin tonë.

Të gjitha këto vite që kanë kaluar, unë kurrë nuk kam menduar për një mashkull tjetër. Gjithmonë kam ëndërruar me sy hapur dhe me sy mbyllur për kthimin tënd. Më përqafoi fort dhe kokën e tij e mbështeti në gjoksin tim. - Kurrë më, askush dhe asgjë nuk do të mundet të na ndajë - më tha me butësi dhe më puthi flokët. Nuk e di se për sa kohë kemi qëndruar ashtu të ulur dhe të përqafuar në ballkon.

Kemi qëndruar të heshtur dhe shikonim natën. Për një kohë të gjatë nuk kisha qenë aq e lumtur. Mashkulli i jetës sime më në fund ishte pranë meje dhe ma kishte premtuar se nuk do të ndahemi më, se do të jemi të bashkuar. Nuk po e ndjeja të ftohtit, edhe pse ishte ftohtë. Po qëndroja në përqafimin e tij, por, kur e kam vërejtur se ai dridhej, e kam thirr Ilirin që të futej brenda. Jemi ulur përballë oxhakut dhe kemi vazhduar bisedën

. - E çfarë ka ndodhur me ty gjatë gjithë këtyre viteve - e pyeta.

- Kam provuar që të jem njeri më i mirë dhe më i ndershëm - m'u përgjigj shkurt. Më i mirë se secili? Ti gjithmonë ke qenë një person dhe femër e bukur, por unë nuk kam ditur ta vlerësoj një gjë të tillë. - Shpresoj se tani edhe ti ma di vlerën time, pasi që kam vuajtur shumë dhe jam ngopur me vuajtje. Për fat timin, kurrë nuk të kam harruar - më tha. - Mos vallë do të më thuash se gjithë këto vite që kanë kaluar, edhe ti i ke kaluar i vetëm - më shokoi. - Nuk isha i vetëm, por isha i zënë peng. Sikurse ti që ishe dikur me mua.

- A je martuar?

- Jo, nuk jam martuar. Nuk kam dëshiruar askënd ta mashtroj, e më së paku veten time.

- A do të mundesh ndonjëherë të më falësh - e pyeta me lehtësi. - Kurrë ty për asgjë nuk ta kam zënë për të madhe. Kam fajësuar veten time që kurrë nuk kam ndaluar së dashuruari. Agimin e hershëm e kemi pritur të zgjuar. E kam dëgjuar se si po fliste, duke imagjinuar të gjitha ato situata, nëpër të cilat kishte kaluar.

Nganjëherë buzëqeshte, ishte i lumtur, e flokët e tij të zeza i dhuronin sharmin që i kishte.

Disa herë gjatë asaj nate më kishte prekur me dorë, nxehtësi kjo nga e cila e tëra unë po shkrihesha. Për asnjë moment të vetëm nuk kishte tentuar të më puthte, e unë e pëlqeja këtë kur shikimi im përqendrohej në buzët e tij. Kur në mëngjes na është bashkangjitur edhe Orgesi, mendimet e mia të çuditshme dhe ndjenjat ia kam veshur lodhjes dhe jam tërhequr në dhomën e djalit tonë.

Pas disa orëve jam zgjuar më e relaksuar se kurrë. Po shikoja në dhomën e ditës fshehurazi se si po shkonte dita e parë e babit me të birin. I takova të përqafuar. Iliri edhe ditën tjetër ka qëndruar te ne. Kur arriti mbrëmja, nuk kam menduar për askënd tjetër, vetëm për të, për neve. Megjithëse unë kisha bërë shumë budallallëqe, ky mashkull kurrë nuk kishte ndaluar së dashuruari.

Tash edhe unë, krejt në fund e kam kuptuar se cila ishte, dhe është dashuria ime e vërtetë. (fund) Kurse vajza e dytë, Donika, apo Dida, si ia kishte vënë nofkën gjyshja, ishte një vajzë emocionale, shumë shpejt shkrehej në vaj, për asgjë fare, por ishte edhe shumë e dashur dhe e zgjuar. Ishte bionde dhe paksa më e plotë se Kujtimja. Ajo ishte 6 vjeç e gjysmë. - Babi, më duket se paske temperaturë pak!

- Valla bre Didë, ndoshta edhe kam, se disi po ndihem më i lodhur e më i këputur se zakonisht! - A muj' erdhe, o njeri? Sabrina kishte zakon që të bënte herëherë shaka, duke u munduar të fliste "ala katundarçe", prej se kishin ardhur të jetonin këtu, në periferi. Edhe pse tanimë kishin më shumë se nëntë vjet që ishin martuar, bukuria e saj nuk ishte zbehur aspak.

Përkundrazi, ajo vetëm sa ishte bërë edhe më e bukur dhe më joshëse. Sabi ishte e gjatë, jo tepër thatanike, me bel të hollë dhe me ije jo fort të gjera. Kishte dhëmbë të mrekullueshëm, të bardhë si bora, të cilët iu jepnin një hijeshi edhe më të madhe buzëve të saj, ngjyrë të çeltë roze. Por, sa herë që mendonte për gruan, Kujtimit më së pari i binin ndërmend sytë e saj të mrekullueshëm, të gjelbër. Këta sy sikur i kishte marrë me dorë dhe i kishte vënë në kokën e vet edhe Donika. Sabrina kishte flokë të kafta, të çelëta.

Një herë Kujtimi i kishte thënë që t'i ngjyroste flokët në të verdhë, por meqë as ai, e as vet Sabrina nuk kishin mbetur të kënaqur nga rezultati, ajo përsëri i ishte kthyer ngjyrës së saj natyrale.

- Erdha disi! Ti a je mirë?

- Mua a më le ble ndonjë send?

- Po, qysh jo! Më vonë ta jap! Pasi e përqafoi dhe e puthi, Sabi iu drejtua.

- Paske temperaturë, more?!

- A po, Didë, a? Edhe Dida më tha pak më parë. Krejt ta ka këputur kryet!

- Përnjëmend e kam! A e do një paracetamol? - Prit pak, ta pi një kafe dhe të pushoj pak. Nëse nuk do të ndihem mirë edhe pasi të zgjohem, atëherë do ta pi atë. Pa marrë parasysh a pinte, a nuk pinte kafe me shokët në punë, sapo mbërrinte në shtëpi e kishte zakon që ta pinte një kafe me gruan e edhe me nënën, kur ajo ishte aty. Babai, derisa ishte gjallë, preferonte "çajin e rusit".

Por, nëna nuk gjendej aty. Ajo kishte shkuar te vëllai i Kujtimit, Besniku. Pasi piu kafen u shtri në dhomën e ditës për të pushuar.

Shumë shpejt e zuri gjumi.

I hapi sytë dhe u shastis kur pa se dr Valentina i gjendej thuajse e tëra përmbi. Mund ta ndjente frymën e saj në fytyrë. Nuk mund të thoshte me siguri a ishte ajo krejt lakuriq, apo kishte të veshur diçka - aq shumë i ishte afruar! Provoi të fliste, t'i thoshte të largohej, apo ta pyeste se çka ishte duke bërë, por nuk mundi të nxirrte zë. Provoi ta shtynte me dorë, por ë-ë! Ajo filloi të buzëqeshte me një dozë marrëzie në fytyrë.

Sytë i kishte të çartur, bile kur Kujtimi u përqendrua pak më shumë, vërejti se ata ishin edhe të skuqur. H.B.I. Edhe pse tanimë kishin më shumë se nëntë vjet që ishin martuar, bukuria e saj nuk ishte zbehur aspak. Përkundrazi, ajo vetëm sa ishte bërë edhe më e bukur dhe më joshëse. Sabi ishte e gjatë, jo tepër thatanike, me bel të hollë dhe me ije jo fort të gjera. Kishte dhëmbë të mrekullueshëm, të bardhë si bora, të cilët iu jepnin një hijeshi edhe më të madhe buzëve të saj, ngjyrë të çeltë roze. Por, sa herë që mendonte për gruan,

Kujtimit më së pari i binin ndërmend sytë e saj të mrekullueshëm, të gjelbër Disa herë gjatë asaj nate më kishte prekur me dorë, nxehtësi kjo nga e cila e tëra unë po shkrihesha. Për asnjë moment të vetëm nuk kishte tentuar të më puthte, e unë e pëlqeja këtë kur shikimi im përqendrohej në buzët e tij Triumfi i dashurisë.

NGA NESËR MUND TË LEXONI NGJARJEN E VËRTETË:

"MË BRAKTISI SHKAKU I OPERACIONEVE ESTETIKE"

(Kosova Sot Online)