Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të operacioneve estetike (2)

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 10:39
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të operacioneve estetike (2)

Berati i kishte hapur sytë kur ia kisha thënë shifrën, por ia dola t'ia shpjegoj se sa më duhej të bëja këtë. Kësaj radhe nuk kisha ndjerë dhimbje dhe me krenari, një javë më pas, mund të vishja xhinset, por edhe kostumet e reja të larjes. Berati me dashuri kishte fishkëlluar kur po më shikonte ashtu. - Kurrë nuk ke qenë më tërheqëse se sa që je tani, Nita. Në fakt unë edhe po ndihesha si një person krejt i ri.

Kisha filluar që të mbath këpuca me taka të larta, vishja veshje dhe pantallona provokuese, si dhe kujdesesha më shumë për dukjen dhe grimin tim. Bashkëshorti im tashmë po më kushtonte më shumë vëmendje. Ishte një ndjenjë e mirë që përsëri të ndihem e re dhe të ndihem e dëshiruar.

- Do të organizojmë një ndejë lamtumirës për një kolegun tim, i cili po shkon në pension - më njoftoi një natë Berati. Shpresoj se do të jesh e lirë aty nga ora shtatë.

- Natyrisht - iu përgjigja - por, nuk p mund të besoja se miku i tij tashmë po shkonte në pension.

- Ai dhe bashkëshortja e tij kishin blerë një shtëpi në mal dhe po planifikonin që shumicën e kohës ta kalojnë në natyrë.

- Duket interesante, por çfarë kur të grinden, do të jenë vetëm ata të dy në mal dhe nuk do të ketë kush t'i pajtoj?

- E nuk ka edhe ndonjë mjek në afërsi nëse i kap depresioni apo ndonjë telash - shtoi Berati duke buzëqeshur. Fjalët e tij më shtyn të mendoj më shumë.

A mos e kam tepruar paksa? A mos kam rrezikuar që të shndërrohem në një rob të kirurgjisë estetike? Por menjëherë i kam larguar mendimet e tilla, edhe ashtu nuk kisha mjaft të holla që të kisha frikë nga kjo. Me kujdes jam rregulluar dhe po bëhesha gati për ndejën.

Rrallëherë i kisha takuar kolegët e bashkëshortit tim dhe për këtë arsye dëshiroja të lija përshtypje të mira. Kisha veshur një fustan të ngushtë me ngjyrë të zezë dhe këpucë me ngjyrë të kuqe dhe taka të larta

. - Je e hatashme! - më dha një kompliment kolegu i Beratit i cili po shkonte në pension, duke për përqafuar.

- Nita, dëshiroj të të njoftoj me Indirën - kam dëgjuar zërin e burrit tim pas shpine. Ajo është sekretarja ime e re. Ajo ishte një vajzë shumë e re dhe bionde dhe kishte të ndërtuar një trup të hatashëm.

- Ia kam lakmi bashkëshortit tënd - më tha mua duke i buzëqeshur Beratit.

Aq shumë po mësoj nga ai sa që në mëngjes mezi po pres që të shkoj në zyrë.

- E kam shikuar nga koka e deri te thembrat dhe po merrja frymë thellë nga frika: me të vërtetë ishte një bukuroshe e hatashme dhe ishte shumë më e re për nga mosha. Ajo vajzë do të mund të ma rrëmbente burrin! Gjatë gjithë natës nuk jam ndarë nga bashkëshorti im dhe po i buzëqeshja shumë e dashuruar.

Me këtë dëshiroja që Indira ta shikonte se sa mirë ia kalojmë dhe sa të dashuruar dhe sa të lumtur në të dy që jemi. Atë mbrëmje në shtratin tim kisha marrë edhe një vendim tjetër: do të bëj edhe unë buzë të fryra dhe të buta sikur Indira.

Mjeku Dini më kishte përkrahur: disa injeksione me kolagjen do të mjaftojnë që në fytyrën time të shkëlqejnë buzët seksi. Isha marrë vesh për javën e ardhshme, por se asgjë nuk i kisha thënë bashkëshortit tim. Kundër asaj që unë kisha pritur, kjo ishte diçka e dhimbshme.

Lotët po më rridhnin nëpër fytyrë derisa mjeku Dini po më injektonte injeksionet me kolagjen nëpër këndet e buzëve. Por, kur dola nga ordinanca, buzët i kisha të fryra dhe shumë tërheqëse.

- Çfarë ke bërë kështu - u tmerrua Berati kur më kishte vërejtur buzët. Po dukesh aq vulgare!

- Kjo për faktin se jam pak e ënjtur -ia shpjegova. - E sa ka kushtuar ky intervenim i vogël në fytyrën tënde - më pyeti ashtu i zemëruar.

- Jo shumë - iu përgjigja - të paktën jo shumë në krahasim me hundën dhe gjoksin, të cilat po ashtu dua t'i bëj operacion.

- Ato buzë prej plastike nuk po lëvizin fare kur ti po flet - e kishte vërejtur dhe më tha ashtu i zemëruar. Je çmendur e tëra e më pas doli jashtë duke përplasur dyert pas vetes. Nuk ia plasa vajit, por duke qëndruar ulur para pasqyrës, po e shikoja hundën time dhe ashtin e dredhur, të cilin po planifikoja ta largoja. E kam thirr një shoqe timen e kam pyetur nëse e kishte bërë ndonjëherë hundën operacion.

- Po natyrisht e dashur. Ky ishte operacioni i parë dhe kishte sukses të hatashëm. - Berati do të zemërohet - i thashë dhe i tregova rreth grindjes tonë

- Ah, këta meshkujt - më tha shoqja ime Alma.

- E çfarë më mbetet mua të bëj? Ta shikoj e qetë si ju qepet grave tjera? A nuk është më mirë të përkujdesem që të jem sa më tërheqëse për të?

- A mendon se kjo do të më ndihmonte ta shpëtoj martesën - e pyeta me një shpresë në zërin tim.  Natyrisht se po. A nuk po e vëren se sa meshkujt po braktisin gratë e tyre shkaku i femrave të reja? Nuk dëshiron që kjo të ndodh edhe ty? (vijon) 

(Kosova Sot Online)