Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të operacioneve estetike (6)

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të operacioneve estetike (6)

Ajo u fut në dhomë dhe filloi të vishej me shpejtësi. E shikoja pa mëshirë: ishte më e vjetër sesa që më ishte dukur në shikim të parë, ndoshta ishte më e vjetër edhe se vetë Berati. - Pse mu ajo? - bërtita, duke bërë me dorë kah ajo. - Si ke mundur të më mashtrosh me një grua kaq të lënë pas dore? - Unë po shkoj tani - tha ajo. - Jo, të lutem. Rri! Të kam premtuar se do të kërkoj diçka nga gruaja ime dhe këtë do ta bëj menjëherë: Nita, dua të shkurorëzohem nga ti! - A u çmende, a? Pas njëmbëdhjetë vjetësh… - Pesë vitet e fundit as që kemi pasur martesë të vërtetë. Ne të dy vetëm kemi jetuar nën të njëjtin kulm dhe e kemi financuar dr. Dinin.

Ti as për së afërmi më nuk je gruaja me të cilën jam martuar. Jam munduar që këtë të ta bëj me dije në mënyra të ndryshme, por për ty kishte rëndësi vetëm pamja jote! - Por, unë doja që të bëhesha e bukur për ty! Doja që të mbetesha atraktive dhe e bukur, e jo të plakesha e të bëhesha e shëmtuar - i thashë me dëshpërim, duke e shikuar me neveri gruan, e cila, e hutuar, kishte mbetur në prag të derës. - Kurrë, me asgjë nuk të kam bërë të mendoje se për mua ka rëndësi vetëm pamja e jashtme - ma ktheu burri. - Të kam dashur meqë ishe inteligjente dhe argëtuese. Nuk doja të jetoja me një kukull silikoni. - Por, unë të dua … - Jo, më nuk besoj në një gjë të tillë. - Të lutem, Berat, mos ma bëj këtë! - i thashë, duke u shkrehur në vaj.

Nita, unë nuk dua që ti të vuash. Por, midis nesh ka mbaruar çdo gjë. Lulja dhe unë duhemi dhe dua që, pjesën e mbetur të jetës sime, ta kaloj me të. - Nuk do të pranoj që të shkurorëzohemi! - i thashë me histeri. - Më mirë e ke të mos më bësh probleme, pasi që kur në gjykatë t'i nxjerr të gjitha fotografitë tua, si ke qenë dhe të gjitha operacionet që i ke bërë, atëherë çdo gjykatës do të jetë në anën time. Më dëgjo! Do t'i lë të gjitha paratë që i kam kursyer dhe, nëse i investon me mend, do të jesh e siguruar deri në fund të jetës. Kjo ishte një ofertë kaq zemërgjerë.

Por, a me të vërtetë dëshiron ta shkatërrosh martesën tonë për shkak të një gruaje të këtillë, a? E shikova Lulen, fytyrën e saj me rrudha, tulin nën mjekër dhe trupin e lëshuar. Bile, ajo kishte edhe flokë të thinjura. - Për shkak se Lulja nuk ka frikë që të plaket - më tha Berati, duke iu afruar asaj dhe duke e kapur për dore. - Lamtumirë, Nita. Më vjen keq, por më beso, më mirë është kështu. Pasi që shkuan u shikova me kujdes në pasqyrë. Vërejta laprat e veshëve, që nuk ishin njësoj të gjata dhe vendosa që, menjëherë pas shkurorëzimit, t'i operoja ato. "Berati do të më kthehet", i thashë vetes me vetëbesim. Pasi që për herë të parë të zgjohet pranë asaj Lules, do të vijë te unë duke vrapuar.

Unë në ndërkohë edhe ashtu kisha shumë punë: më duhej të shkoja te floktari, në manikyr dhe të kërkoja punë tjetër, ku nuk do të ketë kolege xheloze. Dhe, natyrisht. Më duhej ta gjeja një avokat të mirë. Apo, një avokate, një femër tepër të vetëdijshme. Dhe, pasi që e gjeta atë, ajo e lexoi me kujdes raportin e avokatit të Beratit. - A ju është thënë që të shkoni te psikologu? - më pyeti ajo, derisa i shfletonte faqet. - Jo, pse? - Këtë e ka propozuar burri juaj. Unë do t'ju preferoja që këtë edhe ta bëni, meqë nëse nuk doni të pranoni për t'u shkurorëzuar, atëherë mendimi i mjekut do të ishte shumë i dobishëm. - Mendoja se, ditëve tona, shkurorëzimi është një gjë e thjeshtë. - Po, por jo kur flitet për shuma kaq të mëdha. Me gjasë e dini se çfarë peshe financiare ka burri juaj? - E di se kohët e fundit e ka patentuar një ilaç, por kjo është e tëra. Gjithmonë kemi jetuar mirë, nuk na ka munguar asgjë. - Burri juaj ka dhënë një kontribut zëmadh për industrinë farmaceutike - më tregoi ajo. - Edhe pasi që të shkurorëzoheni, ju do të jeni një grua shumë e pasur. H.B.I (vijon)

(Kosova Sot Online)