Ngjarje e vërtetë: E detyrova të martohej me mua, duke e gënjyer se isha shtatzënë (2)

  • 24 November 2020 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: E detyrova të martohej me mua, duke e gënjyer se isha shtatzënë (2)

E dëgjova se si bisedonte me mikun. Nuk e di a duhet t'i tregojë Valdetes se si ndihet, apo më mirë të vazhdojë të qëndrojë me Hyrën - i tregonte Anila motrës sime. - Është duke u bërë kopuk i vërtetë - tha me zemërim Igballja. - Hyrën e respekton, kurse Valdetja i ka bërë magji. Nëse martohet me Hyrën, ka frikë se tërë jetën do të jetë pishman për shkak të ëndrrës së parealizuar. E, në anën tjetër, nuk është se për të nuk kanë rëndësi ato pesë vjet të kaluara së bashku, për këtë shkak edhe nuk di se çka të bëjë. - Nuk mund të besoj si nuk i vjen marre? Ia mori rininë, e tani dëshiron ta braktisë? Nuk mundet kështu! Motra më tregoi rreth kësaj bisede, por ma tërhoqi vërejtjen që t'i bëja sytë katër. - Sa herë që të mundesh, hajde te puna e tij, e më pas të përqafuar, shkoni shëtitni diku.

Thirre në telefon, befasoje me vizita. Thuaji se ishe duke kaluar andej dhe u ktheve për ta pirë një kafe. Ajo fiqfiriqja duhet ta shohë se lidhja juaj është e fortë - më këshilloi Igballja. I dëgjova këshillat e saj dhe shpresoja që Valdetja do të hiqte dorë. E rregulluar për merak shkova një herë në zyrën e tij dhe e putha në praninë e të gjithëve. Pashë sesi Ganiu u hutua, kurse ajo shtirej kinse ishte e dhënë pas pune. Ashtu shkarazi ia përmenda martesën tonë të shpejtë, kurse shoku i tij buzëqeshi i gëzuar dhe tha se me gjithë qejf do të vinte në dasmë. - Natyrisht. Dasma jonë do të jetë e madhe. Do t'ju ftojmë të gjithëve - thash me zë mjaft të lartë, sa që të dëgjonte edhe ajo. Unë vazhdova me gjëra të tilla dhe dukej sikur Valdetja ishte duke u tërhequr. Në fakt, Ganiu vazhdonte që të ishte kushedi ku me mend, gjithnjë e më pak i interesuar për butësi, por mendoja se, pasi që të tërhiqej ajo shtriga, çdo gjë përsëri do të jetë si dikur. Të gjitha hezitimet e tij i zgjodhi një seminar treditor.

Atë mbrëmje të ftohtë pranverore, ndjenjat ishin më të forta se ata dhe Ganiu im u dorëzua para emocioneve. Nuk kishin planifikuar asgjë, thjesht u dorëzuan para rastit. Valdetja atë natë fjeti në përqafimin e tij, kurse Ganiu për herë të parë në jetë ishte me të vërtetë i lumtur. Nuk mendonte se çka do të ndodhte më pas, vetëm donte që ajo natë të zgjaste përgjithmonë. - Shumë më lënduan fjalët e Anilës dhe isha e gatshme që të hiqja dorë. Më lëndoi mashkulli me të cilin doja të martohesha. - Ka marrë fund. Do ta lë! - thosha e kapluar nga historia. - A mendon se martesat mbijetojnë për shkak se në të gjithçka është e përkryer? Herët a vonë, secila femër ka ndonjë "ortake". Por, ato të mençurat nuk tërhiqen - nëna ime filloi ta mbështeste Igballen. Me forca të bashkuara tentonin të më bindnin se burrë më të mirë se Ganiun kurrë nuk do të gjeja. Më thoshin, duke u munduar të më ngushëllonin, se tani do të kalonte etapa e "verbërimit", e pasi që do të ngopej, e më pas do të më kthehej me bisht ndër këmbë.

Fjalët e tyre ma përmirësuan paksa disponimin, por zemra më dhembte ende. Anja vazhdonte që të fliste, duke ma dhënë një shpresë të rreme. - Megjithatë mëngjesi i ka kthjellur paksa. Gjatë drekës donte t'ia pranonte Valdetes se çka ndiente ndaj saj, por ajo nuk pranoi që ta vazhdonte bisedën. Ganiu ishte tepër i shkujdesur, prandaj e kishte hapur këtë temë derisa unë rrija afër një tavoline tjetër. E dëgjova çdo fjalë - tha Anila. - Çka i tha? - Së pari i tha se lidhja juaj është e fortë, e ajo buzëqeshi. I tha që atë natë të mos e merrte seriozisht. - I pëlqyem njëri-tjetrit, iu dorëzuam epsheve dhe, kaq. Kur të kthehemi, çdo gjë do të jetë si më parë. Ti sërish do të jesh me të dashurën tënde, e tërë kjo do të mbetet sekreti ynë - i tha ajo. Ganiu nuk tha gjë për një kohë të gjatë, para se të pajtohej me fjalët e saj. Donte t'i thoshte se, përkundër lidhjes që e ka me mua, ajo ka rëndësi të madhe në jetën e tij dhe se kjo nuk kishte filluar atë natë, por shumë më herët. Por, fjalët e saj "çdo gjë do të jetë si më parë" iu ngulën si thikë në zemër. Natën e tyre romantike Ganiu e kishte përjetuar ndryshe. Por, për shkak të fjalëve të saj, më mirë heshti, sesa të thoshte diçka. Në shtëpi u kthye i ndryshëm. Me ditë të tëra ishte i mërzitur dhe i zhytur në mendime. (vijon)

(Kosova Sot Online)