Ngjarje e vërtetë: E detyrova të martohej me mua, duke e gënjyer se isha shtatzënë (6)

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 12:39
Ngjarje e vërtetë: E detyrova të martohej me mua, duke e gënjyer se isha shtatzënë (6)

- Cila foshnjë Meritë? Nuk kishte fare foshnjë - bërtiti pasi që e kishte humbur durimin. - Nuk kishte atëherë, por po mendoja se foshnja do të vinte më vonë. - Është e saktë se shumë e kam dashuruar Valdeten, por unë e dashuroj edhe sot e kësaj dite. Ne të dy, unë dhe ti, kurrë nuk do të martoheshim sikur të mos e imagjinoje gënjeshtrën kinse je shtatzënë. Si ke mundur të bësh shaka dhe të luash me gjëra të tilla - më tha i nervozuar. - Sepse të dashuron. Kuptoje këtë fakt.

Me mua ishte së bashku tash e pesë vite, ne kemi imagjinuar për martesën tonë. Dhe gjithçka do të mbetej ashtu, sikur të mos ishte shfaqur ajo. Kurrë nuk do të lejoj të shkosh te tjetra. Ti je bashkëshorti im - tashmë kisha humbur kontrollin mbi veten time.

Në të njëjtin moment Ganiu kishte filluar t'i paketonte gjërat e tij dhe pas një ore ishte kthyer te prindërit e tij. Aq shumë po neveritej prej meje, sa që asnjë minutë të vetme nuk po dëshironte ta kalonte nën të njëjtin kulm me mua. Pas një jave kishte dorëzuar dokumentet për shkurorëzim. E kam përgjëruar të mos e bëj këtë, duke e bindur në dashurinë time. Por, Ganiu e kishte kthyer kokën prej meje. - Më mirë do të jem i vetëm se sa me ty. Më ke mashtruar pa fije turpi, prandaj nuk mundem të besoj më - më tha.

- Do të rrish vetëm. Vallë nuk do ta kërkosh atë - e pyeta me gjysmë zëri. - Jo, sepse ajo është një femër krenare. Valdetja është femër me krenari, nuk është si ti, nuk do të falë kurrë. Vendimi i tij se do të qëndrojë vetëm, disi shtoi një shpresë të pakët se ndoshta një ditë do të më kthehej. Vetëm duhet lejuar kohës që të kalojë hidhërimi, e më pas do ta bind të fillojmë edhe njëherë , por trimëroja veten time. Njëkohësisht, edhe te Ganiu u shfaq një shpresë se ndoshta do të mundet ta fillojë përsëri me Valdeten. Po shpresonte se dashuria e jetës së tij, me kalimin e kohës do të mund t'ia falte, e ai ishte i gatshëm ta priste gjithë jetën.

Nuk e kishte kërkuar derisa në momentin kur shkurorëzimi edhe zyrtarisht ishte bërë. Me atë copë në duar kishte vrapuar deri te banesa e saj. Kishte trokitur në derë duke e përsëritur me veten e tij të gjitha fjalët që do t'ia thoshte. Kur ia kishte hapur derën, kishte harruar gjithçka. Ata kishin heshtur dhe vetëm po shikoheshin, e sytë e saj përsëri ishin mbushur plot me lot. - Valdete, duhet të bisedojmë. Jam shkurorëzuar, pasi që Merita më kishte gënjyer për shtatzëninë, nuk kishte fare foshnje - pi ia rrëfente ngjarjen, ashtu pa frymë. E përqafoi fort. U puthën në dyert e hyrjes së banesës së saj, e ajo i kishte thënë në vesh:

- Më vjen mirë që më ke kërkuar. - Do ta fal - shikimi i saj ishte plot me shpresë. - Mezi kam pritur të të puth përsëri. Kemi edhe një mundësi dhe këtë mundësi nuk guxojmë ta humbasim. Tash unë dëshiroj të mbetem shtatzënë - ia kishte thënë ajo. Pas një viti i kam takuar n qytet. Ishin të përqafuar, e para vetes po shtynin një karrocë. Sipas fjalëve që kisha dëgjuar, Vladetja e kishte lindur një vajzë. Nuk ishte krenare si ata dhe as që mund ta ngrija kokën përballë tyre. Për fat të mirë, ishin aq të dashuruar dhe në bisedime, sa që as më kishin vërejtur. U futa në shitoren e parë dhe po prisja derisa të kalojnë. Dashurisë së vërtetë, po mendoja, nuk mund t'i dilet përballë. Ato vite më mjaftuan që ta harroj Ganiun. Dhe e pranoj se kishte të drejtë.

Lidhja jonë ishte një shprehi, e unë vetëm përmes disa lëvizjeve po tentoja ta mbaja afër vetes. E mora atë që e kam merituar, e kam pranuar dhe ia kam premtuar vetes se me dhunë s'do të provoj ta mbaj askënd. Që nga Valdetja e kam kuptuar se dashuria e vërtetë nuk mund të merret apo mbahet me gënjeshtra, e kur edhe një herë dashuria të më trokasë në derë, do të di ta mbaj, sikurse Valdetja Ganiun. FUND

(Kosova Sot Online)