Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete vjehrrin tim të ardhshëm (2)

  • 30 November 2020 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete vjehrrin tim të ardhshëm (2)

Nuk më kishte mbetur për të e as për dikë tjetër. Meshkujt në ato vite në jetën time ishin vetëm fazë kalimtare. As sot e kësaj dite nëse për këtë është arsyeja e shkuarjes së babait tim apo rrethi i njerëzve në të cilin jam rritur më vonë. Tërheqës, të njohur, të pasur, por kryesisht shumë vetjak. Madje e kam shmangur të bisedoj rreth kësaj sepse përgjithmonë para syve më dilte fotografia e nënës sime me sy të përlotur, e unë e kisha të vështirë të ballafaqohem me kujtimet e dhimbshme. Atë mbrëmje e kam lutur Sarandën që të më njoftojë me Krenarin. Atij djaloshit të ri sytë po i shkëlqenin sa herë që ma ofronte dorën. Për të parën herë në jetën time kam vërejtur kur një mashkull po ndryshonte ngjyrën e fytyrës shkaku im.

Edhe në mua ishte zgjuar diçka, sikurse me mirësinë e tij po depërtonte thellë në pjesën e paprekur të shpirti tim. - Prej nga ti në këtë shoqëri? Nuk përshtatesh me ta - ia thashë. - Saranda ishte mikja ime më e mirë që nga shkolla fillore. Nuk po mund e të mos shkoja në ditëlindjen e saj dhe ndejën që e kishte organizuar - u përgjigj. Pjesën tjetër të mbrëmjes nuk jam ndarë prej tij. E kisha të vështirë t'ia shpjegoj vetes sime se me çfarë po më tërhiqte aq shumë ai djalosh, i cili shumë pak komunikonte. Nuk ishte fort i bukur, edhe më pak ishte atraktiv, por e ndjeja një dëshirë të fortë që ta njihja më shumë.

Pasi kishte përfunduar mbrëmja, si një zotëri i vërtetë kishte kërkuar të më dërgonte në shtëpi. Para hyrjes te ndërtesa ime në mënyrë spontane më puthi, e për të parën herë në jetën time unë mbeta pa frymë. As nuk e kam pyetur nëse dëshiron që të dalë me mua, vetëm i thashë që të nesërmen mbrëma të vjen te unë. Filluam të takohemi rregullisht e unë isha e impresionuar me pafajësinë e tij. E di se tek ai kam zgjuar ndjenjën që të më mbrojë, por shqisa ime e gjashtë edhe më tutje më thoshte të mos ju besoj meshkujve. Më kishte prekur me sinqeritetin e tij, e egoja ime rritej sa herë që ndjeja praninë e tij. Në mua ishte zgjuar ndjenja që të jem më e ndershme, një femër më e mirë, e cila di dhe dëshiron t'i tregojë emocionet e veta. Po e pranoj se deri më tani nuk kishte ndonjë zgjidhje serioze e mua më kishte rrëzuar përtokë. Pas një viti që ishim në lidhje, krenari më ka propozuar martesë. Kam pranuar menjëherë sepse isha e sigurt se nuk do të më braktiste për ndonjë vajzë më të re. Krenari dhe unë po duheshim shumë, ishim hapur për njëri tjetrin. Mua më mungonte fakti se shumë pak fliste për familjen e tij.

E kishte pranuar se ishte rritur në një rreth punëtorësh, i rrethuar nga njerëzit që kishin jetuar në cep të ekzistencës. E ëma e tij e kishte shitur gjithë tokën, në mënyrë që ta mundësonte studimin e tij. Krenari nuk po dëshironte që pesë apo gjashtë vite t'i kalojë vetëm me libra, por sakrifikimi i nënës së tij e shtynte ta bënte këtë. Dëshironte ta bënte krenare nënën e tij. - Më parë do të hiqja dorë nga jeta ime se sa që do ta zhgënjeja nënën. Prandaj, derisa miqtë e mi po kënaqeshin me shëtitje, unë po mësoja. Në fund e kam kuptuar se heqja dorë prej këtyre gjërave ishin shpaguar. Kur në shtëpi erdha me diplomën në duar, nëna ia kishte plasur vajit - më tha. - E babai? - Ai ishte krenar. Nëna më në fund në familje kishte një mjek, i cili do të jetë i përkushtuar ndaj jetës së saj.

Përsëri Krenari e shmangi mundësinë që të flasim për të atin e tij, po mendoja me veten time se shumë shpejtë më duhet ta kuptoj atë që po fshehë Krenari. Mu për këtë arsye, i thashë se atë mbrëmje dëshiroj ta njoftoj familjen e tij. - Jemi para martesës, e ende nuk më ke ftuar në shtëpi? Mos vallë nënën tënde do ta takoj para altarit - ia thashë. - Natyrisht se jo, që këtë fundjavë do të organizohet një drekë familjare - më tha. - A mos ju ke treguar për neve? - Po, dhe nëna mezi pret të të takojë. Shpresoj se edhe i ati yt mendon ashtu - e thashë këtë me një fije dyshimi. - Natyrisht. Nëna më ka pyetur edhe cilat ëmbëlsira të pëlqejnë, dëshiron që t'i pëlqesh para se të njiheni - përsëri e ka kthyer temën. Po ndjeja se diçka nuk ishte në rregull, por ende nuk e dija se pse. Kështu, me padurim po e prisja fundjavën që me sytë e mi ta vërej atë që ma thotë intuita ime dhe të bindem në dyshimet e mia. (vijon)

(Kosova Sot Online)