Historia e burrit që ka dy gra dhe kërkon t’i lerë shtatzënë në të njëjtën kohë

  • 03 December 2020 - 09:22
Historia e burrit që ka dy gra dhe kërkon t’i lerë shtatzënë në të njëjtën kohë

Një burrë i cili ka dy gra dëshiron që t’i lerë ato të dyja shtatzënë në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund ta ndajnë këtë eksperiencë me njëri-tjetrin, në një njëjtën kohë.

36-vjeçari Jimmy Silva dhe 32-vjeçarja ChaCha Sahagun nga Kalifornia, ishin bashkë prej 10 vitesh dhe të dy nisën një lidhje me 26-vjeçaren Summer Pelletier, pasi të dy ranë në dashuri pas saj në një takim biznesi në 2012-n.

Treshja e mbajti lidhjen të hapur dhe eksperimentuan për shumë vite… Ata u martuan pasi Jimmy i propozoi të dyjave për martesë në Prill, duke përdorur dy unaza me diamant, të bëra nga një gur i vetëm.

Tani Jimmy kërkon që t’i lerë shtatzënë në të njëjtën kohë. “Është shumë punë për mua, por do ta bëj. Dua t’i le shtatzënë në të njëjtën kohë“, tha ai për të përditshmen britanike The Daily Star.

Martesa mes palëve, ndonëse jo ligjore, u mbajt në Dhjetor të 2019-s dhe për përgatitjen e saj, treshes iu deshën 6 muaj.

Të dyja gratë u veshën me fustan të bardhë dhe të pranishëm ishin familjet e të dyjave. Kjo nuk ndodhi me familjen e Jimmy-t, që nuk e pranuan zgjedhjen e tij dhe e kërcënuan se do ta çnderonin nëse do t’i ftonte.

(Kosova Sot Online)