7 gjëra të thjeshta që mund të bëjmë për personin që ne duam

  • E.K /
  • 04 dhjetor 2020 - 08:54
7 gjëra të thjeshta që mund të bëjmë për personin që ne duam

Secili nga ne mund të bëjë gjëra të thjeshta, por me vlerë të madhe për personin që do.

Ja disa prej tyre:

Të jesh i pranishëm për personin tjetër, sa herë që të ketë nevojë. Fike celularin dhe përqendrohu plotësisht tek personi që ke përballë. Mesazhet apo e-mail-et mund t’i shohësh edhe më vonë.

Dëgjo me vëmendje. Në vend që të planifikosh se çfarë do të thuash më vonë, apo të presësh momentin për të dhënë një këshillë që ke menduar, dëgjoje personin përballë teje. Objektivat kryesorë në një lidhje janë mirëkuptimi dhe prania jote në jetën e atij që do.

Fol me sinqeritet. Edhe kur diçka të duket e çuditshme apo e parehatshme, ndaje me personin që do. Edhe kur ta ndash me atë person, mos u përpiq të fshehësh gjë, por t’ia thuash gjithçka me detaje. Vetëm kështu lidhja juaj mund të ndërtohet e fortë mbi bazën e sinqeritetit.

Prano plotësisht. Trego mirëkuptim dhe pranim ndaj çdo gjëje që duhet pranuar tek personi tjetër. Nuk po flasim të jeni përherë në pohim dhe pranim të gjërave që ao/ajo që doni ka vendosur të bëjë, por nëse ju duket një ide e mirë dhe e duhur, pranojeni, nxiteni dhe ndihmojëni atë që ta bëjë realitet.

Interpreto me mëshirë. E dimë se mëshira është një fjalë e rëndë dhe se askush nga ne nuk e pëlqen, por ne nuk po flasim për mëshirën që tregohet për dikë duke të ardhur keq dhe mjafton me kaq. Ne po flasim për mëshirën nga të dyja palët dhe që shoqërohet me ndihmën e duhur për ta parë personin tjetër më mirë nga çfarë është.

Fal shpesh. Bën mirë që çdo ofendim apo lëndim që mund të kesh marrë, ta fusësh në kutinë e harresës së mendjes tënde çdo natë, duke e falur personin që të ka lënduar me fjalët e veta. Edhe në një marrëdhënie një gjë e tillë është e shpeshtë, por që duhet kaluar duke e falur personin tjetër dhe duke e harruar se çfarë ka ndodhur.

Dashuro me gjithë zemër. Edhe nëse personi që do është kokëfortë, kritikë, apo impulsiv, duaje atë gjithsesi. Të gjithë neve na ndodh të jemi të lodhur, të mërzitur dhe të dekurajuar. Pikërisht në këto momente bëjmë mirë ta shohim veten tonë përmes syve të dikujt që beson tek ne, dhe na do me gjithë zemër.

(Kosova Sot Online)