Ndoshta nuk e dini, por meshkujt i adhurojnë këto 3 gjëra tek femrat

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 10:42
Ndoshta nuk e dini, por meshkujt i adhurojnë këto 3 gjëra tek femrat

Shpesh mendojmë se meshkujt tërhiqen dhe pëlqejnë vetëm trupin e bukur tek femrat dhe harrojmë se ka edhe disa gjëra të tjera për të cilat flitet shumë pak. Jo të gjithë e dinë se meshkujt pëlqejnë disa detaje, që mund të jenë shumë të zakonshme dhe që shpesh për femrat nuk janë fare të bukura. Më poshtë njihuni me 3 gjërat të cilat meshkujt i adhurojnë tek femrat.

Zemërimi

Akoma nuk ka një shpjegim shkencor pse meshkujt pëlqejnë aq shumë vajzat që zemërohen. Por, që i pëlqejnë ky është fakt. Për t’ua bërë edhe ju të besueshme thjesht po ju kujtojmë këtë frazë që pothuajse çdo djalë ia thotë të dashurës kur ajo është me nerva: “je shumë e bukur kur nxehesh”.

Këmisha me kuadrate

Çfarë mund të jetë më seksi sesa një vajzë e veshur me një këmishë me kuadrate. Meshkujt i pëlqejnë shumë vajzat me veshje të tilla, pasi i shohin si vajza guximtare dhe të vendosura.

Syzet

Nëse në shkollë jeni bullizuar për shkak të mbajtjes së syzeve, tani që jeni rritur efekti është i kundërt. Vajzat me syze duken të sigurta dhe të pavarura.

(Kosova Sot Online)