Ngjarje e vërtetë: Si më tradhtoi burri ditën e martesës (4)

  • 07 December 2020 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Si më tradhtoi burri ditën e martesës (4)

E gjithë kjo ngjarje po i ngjasonte një ëndrre të tmerrshme, të cilës me frikë po ia prisja fundin, por edhe më tutje po klikoja mi miun e kompjuterit dhe po shikoja në ekran gjithnjë e më qartë duke e kuptuar se më kishte ndodhur diçka e tmerrshme. - Hana - e dëgjova zërin e Amirit prapa shpinës sime. - Bisedo me Metin, ndoshta shumë herët po sjell vendime. - Këtë edhe do ta bëj - u zgjova nga ai tmerr. - E ti ma dërgo linkun. Të tërin kështu si është.

Gjithsesi se dërgoja edhe mikut të cilin po tentoje ta mbroje - thashë me një zë të akullt dhe po shpejtoja të dilja nga punëtoria pasi që po ndjeja se po ngufatem. Për një kohë kam qëndruar ulur në parkun aty pranë. Nga mendimet më largoi cingërima e telefonit tim mobil. Ishte ky Amiri, por vetëm e kam refuzuar thirrjen. Më pas kam qëndruar e ulur edhe për pak kohë në veturën time. Përfundimisht ia kam mësyrë shtëpisë dhe menjëherë kur kam arritur e kam kyçur kompjuterin.

Linku ishte në ekranin tim. Atëherë veçse isha paksa më e qetë. Kisha vendosur që e qetë t'i shikoj fotografitë dhe ashtu e qetë ta pres Metin. E kam dëgjuar se si po e hapte derën dhe si me ngut po ecte për në dhomën e ditës. - E dashur - tha porsa hyri brenda, disi i mbushur frymë dhe me një shikim shqetësues. - Amiri më është lajmëruar ... - Nuk po më intereson që të është lajmëruar Amiri. Më intereson nëse kjo është e vërtetë. - Oh të lutem Hana, nuk e ke ndërmend vallë ta besosh këtë. Edhe sikurse të isha i tillë,a mendon se do ta bëja në atë ditë - zëri po i dridhej dhe për pak sa nuk i besova, por një gjë tjetër nuk po e linte të qetë. - Nëse nuk je i tillë, përse të ka thirr sot Amiri? Unë atje isha krejt rastësisht.

 E dashur... - u nis në drejtim timin. - Mos - ia hapa dorën me shuplakën hapur, që do të thoshte që të mos më ofrohej - Më duhet të mendoj mirë, më duhet të qetësohem. - E shikon, kjo pikërisht është ajo që nuk më pëlqen, kjo mënyra jote. - Si ashtu mënyra ime - e ngrita zërin. - Ai thuajse po flet për ndonjë problem, ajo mungesë e emocioneve tuaja. Në kokën time me atë fjali Meti po ia përshkruante gjykimin martesës sonë. - Dhe kjo për ty është arsyetim që emocionet t'i kërkosh diku tjetër. Dhe atë te kush. Së paku për Valentinën po dihet. - Mirë e di se kjo nuk është e vërtetë.

 Edhe ti fare mirë e di sa shumë emocione kam investuar në lidhjen tonë. Por, ti po e përmend atë anën time tjetër, anën tënde që deri dje ishte krenar dhe të cilën kishe premtuar ta mbash në martesë, madje edhe nëse nuk ke sukses në karrierën tuaj. A po provon që ta barazosh fajin? Mos e bëj! Më pas ndodhi një heshtje e madhe. Pas një kohe Meti foli i pari. - Hana, e di se fotografitë flasin diçka tjetër por se e vërteta është diçka tjetër. Nuk kam asgjë me atë vajzë. Eja dhe ta harrojmë këtë. - Më jep pak kohë - i thashë dhe shkova në dhomën time të punës. Ashtu u ula në tavolinën time të punës. Ishte ky bend ku ballafaqohesha me kërkesa dhe vendime serioze.

Aty kam zgjedhur shumë probleme të shumta dhe gjithmonë kam punuar me kokë të ftohtë. Por tani, kur kam qenë emocionalisht e lënduar, ishte e vështirë të qetësohem dhe të marr vendime me vetëdije të plotë. Shikimi më kishte shkuar në letrat dhe ftesat ku kishte edhe shumë fjalë që më obligonin për këtë martesë dhe pas saj. Po shikoja edhe laptopin tim dhe "iPhone" tim, edhe ata ma kujtonin ditën time të martesës. Isha siguruar që të mos harroj asgjë. E tani, në vend se njerëzve t'ju shkruar falënderimet për dhuratat ose që na kishin dhuruar të holla, unë do të shkruaj arsyetimet dhe do t'jua kthej dhuratat. Edhe për një kohë të gjatë pas kësaj isha e pikëlluar. Për një kohë të gjatë po vajtoja me lot. Mëngjesin e kam pritur në dhomën time të punës. Duke më pritur që të dal nga dhoma e punës, Meti kishte fjetur në kauç, para ekranit televiziv. (vijon)

(Ksova Sot Online)