Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (24)

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 15:52
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (24)

Këto kafshë janë duke u bërë gjithnjë e më të poshtra! Duhet t'i eliminojmë, t'i shfarosim para se të bëhet vonë. Ishte ky oficeri me një sy, i cili ishte legjenda e batalionit. Ai ishte në të pesëdhjetat dhe deri tani kishte marrë thuajse të gjitha dekoratat dhe medaljet e mundshme. Ai ishte tmerri i armikut. Nuk hezitonte të praktikonte as torturat më çnjerëzore të mundshme. Thuhej se të burgosurve nga radha e armikut, mjaftonte që t'ua tregonin foton e tij, e ata nga frika të tregonin çdo informatë që dinin. Me gjasë këtu kishte edhe ekzagjerime, por ato nuk ishin shumë larg realitetit. Oficeri me një sy i kishte të hapura të gjitha dyert e policisë dhe të ushtrisë. Edhe në qeveri e respektonin, bile edhe i frikësoheshin.

Hajde! Viktimat tona kërkojnë hakmarrje! Ushtarët u shpërndanë përsëri. Kësaj here jo për të kërkuar vrasësit, por për të vrarë. Për ta shpaguar gjakun e viktimave. Përsëri iu bashkëngjit grupit të tij. Me plumbat në grykë, mezi prisnin ta gjenin një cak të përshtatshëm e të villnin zjarr nga armët. Rrugët ishin thuajse të shkreta. Ishte ende herët, sapo kishte filluar të largohej terri i natës. Pasi hynë në lagjet e armiqve, ushtarët filluan që, pa ndonjë rregull a urdhër të caktuar, të hynin nëpër shtëpi. Nuk vonoi shumë e filluan që të dëgjoheshin ulërima, piskama e thirrje për ndihmë. E thyen portën dhe hynë në oborrin e një shtëpie të madhe. Qeni i shtëpisë filloi të lehte me të madhe.

Sa nuk i kishte këputur zinxhirët. Ishte Davidi, ushtari më i ri, ai që, me një rafal, iu dha fund të lehurave të qenit. Në shtëpi tanimë u ndezën dritat dhe, te xhami i derës kryesore, u panë disa hije duke përftuar. Të gjithë ushtarët e kishin të qartë se çka duhej të bënin, kështu që vepronin si një trup i vetëm, duke u përkujdesur për sigurinë e njëritjetrit dhe duke shkuar përpara. As që morën mundin të trokisnin, por me disa të shqelmuara të forta, e hapën derën. I pari që u pa ishte një mesoburrë, paksa i plotë dhe tullac, i veshur me rroba të gjumit. Ai filloi që të thoshte diçka, por fjala iu ndërpre nga plumbat që ia qëndisën trupin. Pasi që u pashit zhurma e të shtënave, filluan që të dërgoheshin bërtitje, me gjasë të anëtarëve të tjerë të familjes. Shtëpia ishte e madhe, por për dhjetë ushtarë, sa kishte njësiti, nuk duhej shumë kohë që të kontrollohej çdo skutë e saj.

Davidi me një tjetër, një shok dhe vendas të vetin, nga i cili nuk ndahej kurrë, sapo që hynë në njërën nga dhomat, u dëgjuan duke bërtitur: "Bingo"! Pas pak, dolën me dy vajza të reja, ku secili prej tyre kishte kapur dhe mbante njërën nga flokët. Më e madhja me gjasë mund të kishte 16, kurse tjetrës nuk mund t'ia jepje më shumë se dhjetë vjet. Davidi dhe vendasi i tij ia drejtuan një shikim pyetës eprorit të njësitit, derisa qeshja e tyre idiotike nuk kishte të ndalur.

Edhe eprori për një çast buzëqeshi me ligësi dhe iu tha atyre: - I keni pesë minuta, asnjë sekondë më shumë! Kur, papritmas, nga një dhomë tjetër doli një grua e trashë edhe ajo e veshur me rroba të natës, një kombinezon të gjatë e të bardhë bezi, e cila filloi që t'iu lutej ushtarëve. - Lëshomini bijat, ju lutem! Lëshomini bijat! Më vrisni mua! Pashë Zotin! Kemi para dhe stoli, merrini të gjitha! Mos bijat, ju lutem! Eprori i njësitit ia ngjiti gruas për fyti dhe e rrëzoi përtokë. - Kudër, mos mendo se na pëlqejnë bijat tua të ndyra! Pas dhjetë minutash do të t'i kthejmë përsëri! H. B. I. (vijon)

(Kosova Sot Online)