15 pyetjet e para që e bëjnë një lidhje të re të vazhdojë gjatë janë…

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 10:21
15 pyetjet e para që e bëjnë një lidhje të re të vazhdojë gjatë janë…

Je në fillim të një lidhjeje dhe ke disa ngërçe? Është normale. Për fatin tënd të mirë, më poshtë janë disa pyetje të cilat mund t’i përdorësh për partnerin nëse je ende në hapat e parë, sipas “Cosmopolitan”.

Ka disa pyetje kreative, të cilat mund të jenë nisje e mirë për bisedën. Pyetjet janë interesante, edhe pse disa duken bazike.

Çfarë ke qejf të bësh kur nuk je në punë?

Ç’plane ke për fundjavën?

Ke ndonjë gjë të rëndësishme në axhendë që nuk mund të fshihet?

Cila është loja jote e preferuar?

Cili është kokteji i preferuar?

Ke ndonjë kafshë që të bezdis?

Çfarë ideje ke në kokë për takimin ideal?

Kush është njeriu më i afërt i familjes?

Cili është vendi yt i preferuar në të gjithë botën (ku do doje të shkoje)?

Cila është puna e ëndrrave?

Ke lexuar ndonjë libër të bukur së fundi?

Je natyrë maceje apo qeni?

Je e fiksuar pas spektakleve televizive?

Ç’lloj muzike të pëlqen të dëgjosh?

Ku e sheh veten pas disa viteve?

(Kosova Sot Online)