Njerëzit me këtë tipar bëjnë më shumë s*eks

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 11:48
Njerëzit me këtë tipar bëjnë më shumë s*eks

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se kur vjen puna tek seksi, sa më i sjellshëm dhe altruist të jetë personi, aq ma shumë sukses ka në marrëdhëniet seksuale. Ky është përfundimi i një studimi të ri, publikuar te “The British Journal of Psychology”.

Sipas studiuesve, njerëzit më të sjellshëm dhe altruistë, bëjnë më shumë seks se të tjerët, madje edhe seks më të mirë se të tjerët.

Pyetjet ju janë drejtuar 192 femrave beqare dhe 105 meshkujve beqarë. Ato lidheshin me nivelin e altruizmit dhe suksesin në jetën seksuale.

Analizimi i këtyre të dhënave tregoi se personat që kanë këto tipare kanë një jetë më të mirë seksuale, edhe për shkak të një lidhjeje të ngushtë me sjelljet në lashtësi, kur personi që siguronte ushqimin në tribu dhe tregohej bujar, konsiderohej si partneri më i mirë.

(Kosova Sot Online)