Çfarë mendojnë burrat gjatë se*sit?

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 23:52
Çfarë mendojnë burrat gjatë se*sit?

Ndryshe nga ç’mund të mendonit, mendja e një burri nuk zbrazet totalisht, kur ata kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ata kanë një varg mendimesh para, gjatë dhe pas aktivitetit seksual. Gjëja e mirë është se këto mendime janë zakonisht krejt normale dhe të shëndetshme.

Justin Lehmiller, një studiues në Institutin Kinsey dhe autor i librit “Tell Me What You Want”, sutdion psikologjinë pas disa prej mendimeve më të zakonshme që burrat kanë gjatë seksit.

Cilat janë këto mendime?

Ja disa prej tyre:

- A po bëj gabim që po fantazoj?

- Mos asaj i duket shumë i vogël?

- A po e bëj siç duhet?

- Duro edhe pak!

- Mos duhet të ndryshojmë pozicion ose të bëjmë diçka ndryshe?

- Ata të punës më acaruan sot.

- S'qenka fare si në filma.

- Kaq ishte?

- Dreqin! Harrova të bëja dush.

- Është perfekte!

- Mos e jep shumë veten.

- A do e kishte problem ajo nëse do provoja këtë...

- Ku mësoi ta bënte këtë?!

- Dua ta kënaq më shumë se kushdo tjetër!

(Kosova Sot Online)