Të flesh në shtrate të ndarë qenka çelësi i marrëdhënies së lumtur. Kështu thonë e bënë japonezët

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 09:59
Të flesh në shtrate të ndarë qenka çelësi i marrëdhënies së lumtur. Kështu thonë e bënë japonezët

E dinit që çiftet japoneze flenë në krevate të ndarë? Dhe jo, nuk e bëjnë nga zori këtë zgjedhje, por nga qejfi. Ka disa arsye pse kjo traditë ndiqet në masë prej tyre pavarësisht viteve që kalojnë.

Sipas ‘Bright Side’, së pari këta çifte kanë orare të ndryshme gjumi, pra zgjimi në mëngjes për burrin fillon më herët në raste të caktuara ose e kundërta. Që të kenë një gjumë të mirë dhe të mos zgjojnë partnerin ata flenë në krevate të ndryshëm, madje në disa raste edhe në dhoma të ndryshme.

Gjithashtu në familjet e reja ndikon fakti që nëna fle me foshnjën. Shkenctarët japonezë kanë bërë me dije se ka shumë rëndësi se si fle fëmija dhe të qenurit pranë nënës ndikon në rritjen e mirë të tij. Babai ose do flejë me ta, ose do shkojë në një tjetër krevat.

Për japonezët të fjeturit më vete do të thotë paqe. Ata nuk e shohin këtë faktin si paralajmërim për divorc, thjesht shmangin gjithë shqetësinmet si gërrhitja, shkelmat, lëvizjet e shpeshta në krevat të partnerit, etj.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësi është fakti që shumë vite më herët, në Japoni përdoreshin vetëm kervate tek, të cilët e bënin të pamundur që një çift të rehatohej së bashku. Kjo i ‘detyroi’ të flinin  të ndarë, por edhe i mësoi me rehatinë që të ofron të bërit gjumin vetëm. Ndaj pjesa më e madhe e tyre e ruajtën dhe e trashëguan si traditë.

(Kosova Sot Online)