10 vajza tregojnë çfarë cilësish bëjnë që puthja të jetë spektakolare!

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 21:10
10 vajza tregojnë çfarë cilësish bëjnë që puthja të jetë spektakolare!

Mendoj se është e rëndësishme që gjithçka që vijë natyrshëm dhe të rrjedhë një energji e përbashkët, një ritëm i njëjtë. Disa puthje janë shumë të sforcuara, duket sikur thjesht duan të vendosin gjuhën në mënyrë agresive.

#2

Mund ta dalloj nëse një person puth mirë që nga lëvizjet e tij. Nëse do të drejtojë ai/ajo, super. Në të kundërt, duhet të më përshtatet dhe të më ndjekë mua.

#3

Gjuha e trupit! Nëse ai ka vetëbesimin të më kapë dorën, të më prekë fytyrën me duart e tij.

Nëse të afrohet me gjithë trupin, në vend që të tregohet nervoz dhe i ngurtë, atëherë ai di si të japë puthje! Unë nuk preferoj puthje që do më gllabërojnë fytyrën. Pak gjuhë është mirë, por jo të më mbysësh.

#4

Mund ta dalloj nëse dikush puth mirë nga veprimet që bën para puthjes. Ca nga puthjet e mia më të mira kanë ndodhur kur djemtë më kanë kapur nga mesi ose në pjesën pas koke. Dikush që s’di ku t’i mbajë duart, s’di të puthë.

#5

Dikush që puth mirë, për mua është dikush që kërkon aprovimin tim. Asgjë s’më eksiton më shumë se dikush që më pyet: “A mund të të puth?”

#6

Për të puthur mirë duhet të kesh buzë të hidratuara. Buzët e thata e të plasaritura mund ta prishin gjithë gjendjen. Idealja do ishte mos ta mendosh shumë, thjesht të ndjekësh ritmin.

#7

Si fillim, sigurohu të kesh një frymëmarrje të freskët dhe të analizosh buzët e personi që ke përballë.

Nëse kanë buzë të plota, mund të jetë joshëse të thithësh buzëen e tij/e saj të poshtme. Fërkoji pjesën pas qafe dhe përqendrohu me gjithë qënien tënde te ajo puthje. Lëviz gjuhën ngadalë dhe ndiq ritmin e partnerit.

#8

Për mua, çelësi është ta bësh eksperiencën emocionuese dhe interesante. Thithja e buzëve të partnerit/es teksa hapni dhe mbyllni buzët në të njëjtin ritëm me buzët e tyre. Buza është një nga zonat më erotike, prandaj eksplorimi me të është tejet emocionues. Përfshirja e puthjeve dhe prekjeve në qafë është gjithashtu seksi!

#9

Një puthje ideale fillon ngadalë dhe rritet gradualisht. Është e butë dhe pasionante si një këngë e lehtë dashurie.

#10

Për mua puthja s’duhet të nisë direkt me gjuhë. Unë vdes për puthjet në gjithë fytyrën. Krijon një tjetër lloj intimiteti kur dikush dëshiron t’ju puthë dhe faqet, ballin, qepallat e syve, mjekrën, gjithçka.

(Kosova Sot Online)