Çfarë është dashuria?

  • G.G /
  • 11 January 2021 - 11:10
Çfarë është dashuria?

Çfarë është dashuria? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta dhe ajo për të cilën shumë njerëz kanë mijëra përgjigje.

Askush nuk mund ta përcaktojë atë me të vërtetë. Shumë janë përpjekur ta përshkruajnë atë bazuar në një ndjenjë që ata përjetojnë.

Dashuria, për dallim prej ndjenjave të tjera, nuk vjen e shkon.

Dashuria qëndron. Mirëpo pa angazhim, dashuria pushon së ekzistuar. Një angazhim i mbushur me dashuri është ajo që e dallon dashurinë romantike nga marrëdhëniet e tjera. Megjithatë ka shumë përgjigje për pyetjen ‘Çfarë është dashuria?’. Ka shumë mite për dashurinë. Le të hedhim një vështrim mbi disa nga mitet më të famshme për dashurinë.

Miti 1 – Dashuria i mboshtë të gjitha


Çfarë është dashuria? Për sa kohë që jeni në dashuri, mund të merrni gjithçka në jetë. Kjo është një teori që promovohet shumë shpejt. Ka një besim, le të themi romantik, se të dashurarit mund të bëjnë çfarëdo që duan. Ky mit ju pengon të merreni me problemet e marrëdhënies.

Kështu do të përfundoni duke e rrahur veten emocionalisht sa herë që gjërat bëhen të tharta. Pasi që sipas jush, gjithçka varet nga kjo ‘ndjenjë’ e dashurisë që keni ndaj partnerit.

E vërteta: Romanca nuk është e mjaftueshme për ta bërë një marrëdhënie të funksionojë. Ato që do t’ju ndihmojnë të tejkakoni periudhat e vështira janë pajtueshmëria dhe angazhimi i e dyve. Një themel i mirë i lidhjes do të bëjë që martesa të zgjasë. Romanca është thjesht kremi mbi tortën, që tashmë është mrekullisht e shijshme.

Miti 2 – Do ta njihni dashurinë e vërtetë në shikim të parë
Çfarë është dashuria? Me siguri keni dëgjuar shumë persona të thonë se ata janë dashuruar në shikim të parë. Fatkeqësisht edhe ky është një mit lidhur me dashurinë.

Dashuria e vërtetë nuk ndodh në çast. Në momentin e parë ju godet thjeshtë një pasion. Bëni kujdes. Ngatërrimi i pasionit me dashurinë e vërtetë mund t’ju ëbëjë të injoroni pjesën tjetër të marrëdhënies. Jo vetëm kaq, ju mund të humbisni mundësinë për një dashuri të vërtetë dhe të qëndrueshme.

E vërteta: Dashuria e vërtetë ndodh pasi që të kalojë kohë. Pasi që të keni parë pjesët e mira dhe jo aq të mira për partnerin tuaj dhe anasjelltas. Duhet vetëm një moment për të përjetuar pasionin por dashuria e vërtetë kërkon kohë. Kjo është ajo që e bën dashurinë kaq më të veçantë dhe më të rrallë. Thjesht nuk ndodh kaq shpejt.

Miti # 3 – Partneri i përsosur do t’ju përmbushë plotësisht
Ju duhet të jeni në një lidhje në mënyrë që të jeni të lumtur dhe të përmbushur brenda vetes. Ju duhet dikush që të plotësojë një boshllëk brenda jush dhe ai person do të jetë partneri juaj i përsosur. Ekzistojnë dy gjëra kryesore të rrezikshme në Çfarë është dashuria? lidhje me këtë besim, është fakti që ekziston një partner ‘perfekt ’dhe fakti që dikush tjetër mund t’ju ëpërmbushë plotësisht’.

E vërteta: Partneri juaj mund të përmbushë shumë nga nevojat tuaja, por sigurisht jo të gjitha. Askush nuk është ose nuk duhet të jetë përgjegjës për t’ju bërë të ndjeheni të plotë. Nëse ndiheni bosh emocionalisht përpara se të filloni një marrëdhënie, do të ndiheni po aq bosh pasi të jeni në të. Jini të lumtur me veten dhe kush jeni para së gjithash, para se të hyni në ndonjë marrëdhënie.

Mos harroni: Kur pyesni vetën ‘Çfarë është dashuria?’ mos harroni se dashuria nuk është vetëm një ndjenjë që ju ndjeni por është një vendim që ju merrni. Ajo kërkon kohë dhe angazhim të vërtetë. Ka shumë rëndësi të dini se a e doni vërtet personin me të cilin jeni? A i kundërshton marrëdhëniet tuaja këto mite? A e dini nëse e doni apo jo vërtetë njëri-tjetrin? Besojmë se ju kemi dhënë diçka për të cilën mund të mendoni sot.

(Kosova Sot Online)