‘S*ks i çmendur’, ja çfarë më bëri dashnori në ulëset e pasme të veturës së tij...

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 23:52
‘S*ks i çmendur’, ja çfarë më bëri dashnori në ulëset e pasme të veturës së tij...

Një 28 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj për “The Sun”, ku thotë se është duke e tradhtuar burrin e saj. Ajo thotë krejt këtë po e bënë për qejf të saj.

E dashura DEIDRE: Jam duke e tradhtuar burrin dhe jam duke bërë seks për shtatë palë qejfe. Kurrë nuk kam menduar të bëj aferë, por tani kur filloi, nuk dua të ndalem.

Ndihem më e gjallë sesa ndonjëherë në jetën time, por në shtëpi kam një vajzë 5 vjeçe dhe nuk dua ta shkatërrojë jetën e saj. Jam me burrin tash e gjashtë vjet. Ai ka 31, e unë 28 vjet.

Kur isha bërë me fëmijë, më ishte dukur sikur jeta ime ishte kompletuar. Prej se vajza ia nisi shkollës, kam filluar që të punoj me gjysmë orari në një vetëshërbim. Isha shumë e lumtur që iu ktheva punës. Më pas, stafit iu bashkua edhe ky djali, me të cilin që në fillim na shkoi muhabeti shumë mirë. Ai ka 32 vjet dhe duket për mrekulli. Një natë pas punës, derisa bënte mot i keq, ai më dërgoi me veturë deri afër shtëpisë. U ktheva për ta falënderuar, por as vet nuk e di pse e putha. Edhe ai ma ktheu me të njëjtën masë. Shkuam me veturë në park dhe, në ulëset e pasme të veturës së tij, bëmë një seks për t’u mbajtur mend. Kanë kaluar dy vjet nga kjo ngjarje dhe ne vazhdojmë që të flemë bashkë. Edhe ai është i martuar, tash e dhjetë vjet. Më thotë se seksi me gruan e tij tani nuk është as sa gjysma sa ishte dikur. E dua burrin shumë, por nuk mund të ndalem së bëri seks me dashnorin. Ndihem konfuze. Nuk di çka të bëj, transmeton "Kosova Sot Online".

DEIDRE thotë: Sjellja jote nuk më duket me mend. Ke një shtëpi, një fëmijë dhe një burrë që e do. Pse të rrezikosh tërë këtë për hatër të një njeriu i cili një ditë mund të të tradhtojë edhe ty, sikur që është duke e tradhtuar gruan? Ndoshta përgjigja në këtë pyetje qëndron në të kaluarën tënde. Yt at e braktisi nënën tënde dhe, thellë në vete, ti ke frikë se edhe ty do të të braktisë burri. Ti nuk dëshiron që të mbetesh fikall vetëm, prandaj ke gjetur një të dashur ‘rezervë’, për çdo rast. Natyrisht, është ngazëlluese të kesh aferë, por një gjë e tillë rëndom përfundon me lot, për ty, për burrin dhe për vajzën.

Për hatër të vajzës dhe burrit është mirë që t’i japësh fund kësaj afere dhe t’i kthehesh burrit e vajzës. Nuk do t’i biesh pishman.

(Kosova Sot Online)