“Kishim muaj pa u takuar për shkak të pandemisë”- Pedagogu bën s*ks me partneren përpara studentëve gjatë mësimit online

  • G.G /
  • 19 janar 2021 - 09:48
“Kishim muaj pa u takuar për shkak të pandemisë”- Pedagogu bën s*ks me partneren përpara studentëve gjatë mësimit online

Një pedagog ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi kreu marrëdhënie seksuale me partneren në sy të studentëve të tij.

Incidenti ndodhi teksa, profesori i Akademisë së Arteve të Bukura në Urbino, po zhvillonte mësim online me studentët.

Ai vendosi një video për të përfunduar temën e mësimit të shpjeguar dhe filloi të bënte seks me partneren e tij, duke menduar që kamera ishte e fikur.

Raportohet se ngjarja ndodhi pak para Krishtlindjeve, por është bërë publike vetëm pak ditë më parë, kur dorëheqja e pedagogut u bë zyrtare.

Drejtori i Akademisë, Luca Cesari, e konsideroi atë si “një profesor të shkëlqyer, shumë popullor dhe respektuar nga studentët.”

“Fillimisht diskutuam me studentët për të dëgjuar mendimin e tyre, më pas folëm me profesorin, i cili dha dorëheqjen,”– tha ai.

Nga ana tjetër profesori u kërkoi falje duke thënë: “Unë do të dëshiroja të gjykohesha nga pikëpamja njerëzore, sepse nuk jam pervers dhe madje as ekzibicionist. Nuk e mendova që shihesha online. Personin që ishte me mua nuk e kisha takuar prej muajsh për shkak të pandemisë. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Isha i bindur se studentët po ndiqnin videon dhe mësimin, ndaj e lamë veten të ‘lirë’.”

(Kosova Sot Online)