Ngjarje e vërtetë: Përvoja ime e hidhur me të dashurin bizar (4)

  • 22 janar 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Përvoja ime e hidhur me të dashurin bizar (4)

Kur përfundimisht janë hapur dyert, e aty u shfaq një mashkull tullac, m'u duk se si Burimi kishte marrë frymë. - Hej shok. Çfarë ka? Që një kohë të gjatë nuk ishe te ne - e përshëndeti ai gorilla nga dyert, e në këtë me një nervozizëm disi Burimi vetëm qeshi. - Isha në Austri - iu përgjigj. - Në udhëtim zyrtar - shtoi shpejt. M'u duk se më pas ishte skuqur i tëri. Megjithëse nuk e kisha paska të qartë pse po arsyetohej, e unë po mendoja se ata ishin shokë të mirë. Përnjëherë mezi po prisja që ta njihja edhe pjesën tjetër të shoqërisë së Burimit. Kur përfundimisht kemi hyrë në klub, m'u duk se kam hyrë krejtësisht në një botë tjetër. Ishte në kundërshtim me pritjet e mija, klubi përgjysmë ishte i zbrazët. Në këto hapësira dominonte ngjyra e kuqe, e një prapaskenë mund të dëgjohej një muzikë diskrete.

Nuk kishte gjasa të mos e vëreja se si zonjat në klub ishin veshur shumë me pak rroba. As unë nuk isha ndonjë e shenjtë, por, ajo çfarë ato kishin veshur ishte edhe për mua kundër secilës shije, madje edhe shijen më të mirë. E kam vërejtur se si disa meshkuj po vëzhgonin me vëmendje të shtuar. Krejt instinktivisht e kapa Burimin për dorë. As vetë nuk e di se pse, por përnjëherë e kam ndier se si nga ky vend disi po më merrej fryma, nuk po ndihesha rehat. - Ah, ja Valdrini, por nuk po i shikoj të tjerët. Ku është sonte - po murmurite Burimi më shumë për vete derisa po më dërgonte te një tavolinë në të cilën kishte qenë ulur një mashkull më i vjetër. Më duhet ta pranoj që nuk e paramendoja ashtu mikun më të mirë të Burimit.

Të paktën ashtu e kishte prezantuar. Arsyeja në vite ishte më shumë se e dukshme, pos kësaj aspak nuk po më pëlqente se si po më shikonte Valdrini. Ai pothuajse më përpinte me shikimet e tij dhe nuk e kisha aspak të qartë se si Burimi nuk po e vërente këtë. - Hmmm, mjaft bukur… - po murmuriste duke më shikuar sikur të isha një mall në panair. - Më duhet ta pranoj se kësaj radhe na ke mahnitur. Kjo vogëlushe me të vërtetë është shumë e bukur. A po rrini, apo? Ndeja porsa ka filluar - më shtroi pyetje. - Ndoshta do të mund të shkonim te unë. Çfarë thua? Mes tjerash, edhe ashtu po më dhemb pak koka - ia thashë me zë të butë Burimit në vesh. Miq të tij edhe ashtu aty nuk kishte dhe përnjëherë mezi po prisja që të largohesha nga aty, nga ky vend i mërzitshëm. - Më fal, por sonte me të vërtetë nuk mundem. Nëse nuk ndihesh mirë, do të dërgoj deri në shtëpi - po dëgjoja fjalët e tij. Hapa gojën në mënyrë që t'i them se nuk qenka edhe aq keq, por Burimi tashmë ishte ngritur nga tavolina.

Shihemi më vonë - i tha Burimi Valdrinit, mikut të tij derisa po dilnim nga aty. Megjithëse këtë nuk e dëshiroja, më duhet ta pranoj se në të njëjtin moment më kishte kapur një panik. Çfarë nëse sonte Burimi e gjen një tjetër femër? Në bazë të asaj çfarë po shikoja, kjo aspak nuk do të jetë e vështirë, po mendoja kështu e pikëlluar derisa po voziteshim në qetësi. Dëshiroja që nga Burimi ta dëgjoj se që të nesërmen do të takoheshim, dëshiroja një ngushëllim, të ma thotë se më dashuron, por ai nuk e bëri, as njërën e as tjetrën. Gjatë kohës sa voziteshim mua më dukej se disi ishte i zemëruar me mua. Kur përfundimisht e ka ndalur veturën para ndërtesës sime ku banoja, më puthi në faqe dhe më tha 'dëgjohemi" dhe u zhduk me natën. Atë natë nuk bëra gjumë në sy. Para syve më silleshin imazhet e Burimit, i përqafuar me ato vajzat nga klubi. Po e mundoja veten me dyshime e asnjë prej tyre nuk po më pëlqente. E lodhur me mendime të turbullta, ia dola që të fle në agim, por gjumi nuk zgjati shumë dhe cingëroi zilja e derës. Vetëm edhe kjo më nevojitej. Ku është Dilja - po mendoja unë dhe e futa kokën nën jastëk. Pa marrë parasysh se kush ishte, shpresoja se do të shkonte shpejtë. Pasi që kjo nuk po ndodhte, nuk më mbeti gjë tjetër por të shkoj, ta hap derën dhe të shikoj se kush ishte. (vijon)

(Kosova Sot Online)