Ngjarje e vërtetë: Përvoja ime e hidhur me të dashurin bizar (8)

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Përvoja ime e hidhur me të dashurin bizar (8)

Me siguri do të rrëzohesha sikur të mos më mbanin duart e forta të dikujt. Apo të disa personave, përnjëherë. Më nuk isha e sigurt. Dukej se, megjithatë, e kisha tepruar paksa me pije, mendova duke fërkuar ballin. - Hajde, vogëlushe. Ka ardhur koha e befasisë për të cilën të kam folur. Të premtoj, kjo do të jetë nata më eksituese në jetën tënde - më thoshte Burimi, duke më tërhequr për dore. Mos u frikëso! Do të të pëlqejë - më thoshte ai edhe pse unë nuk e kisha idenë se për çka e kishte fjalën. Përkundër kësaj, vazhdoja që ta dëgjoja si robëreshë.

Vetëm relaksohu. Në rregull? Mos u shqetëso, askush nuk do të të lëndojë. Ti e di se unë kurrë nuk do ta kisha lejuar një gjë të tillë - më thoshte edhe më tej, derisa sytë i shkëlqenin me një shkëlqim të çuditshëm. E, më pas, e hapi hapekrah derën e dhomës së gjumit. Atë që pashë aty, nuk do ta harroj derisa të jem gjallë. Në shtratin e madh të Burimit disa persona ishin duke bërë seks, derisa mysafirët e tjerë i shikonin thuajse me frikë dhe admirim. Njëra nga femrat në shtrat ishte edhe vajza, e cila sonte më dukej tepër e njohur. Papritmas më ra ndërmend se atë e kisha parë edhe atë natë, në klub. Menjëherë mu bë e qartë çdo gjë dhe filloi të më vinte mundim. - Më fal, nuk jam duke u ndier mirë.

Por, menjëherë kthehem - e rrejta Burimin, duke vrapuar korridorit me tërë fuqinë time. Hyra në banjë dhe, për çdo rast, mbylla derën pas vetes me çelës. Isha e lumtur kur pash se çantën ende e kisha në krah. Me duart që më dridheshin fillova që ta kërkoja celularin. Mezi mblodha fuqitë dhe e thirra Dilen. Pasi që i tregova saktësisht se ku gjendesha, ajo më premtoi se, bashkë me Dibranin, do të vinin që të më merrnin. Ata njëzet minuta ishin më të gjatët në jetën time. Burimi, duket se, për ndonjë shkak, më kishte harruar, por prapëseprapë nuk guxoja të lëvizja vendi. Si kishte mundur të mendonte se unë do të pranoja të merrja pjesë në ato orgjitë e tyre, e pyeta veten duke u rrëqethur nga neveria. E unë, budallaqja, tërë kohën kisha besuar se ai më donte.

Pas kësaj që më kishte servuar, e dija se do ta harroja shumë shpejt. Edhe ashtu, ne të dy më nuk kishim çka t'i tregonim njëri-tjetrit. Kur disa minuta më pas në dorën time cingëroi celulari, kërceva nga frika. Por, pasi që pashë se ishte Dilja, e cila më tha se sapo kishte mbërritur me Dibranin, mora frymë më lirshëm. E hapa dritaren e banjës, e cila ishte aq e madhe, saqë të mund të dilja jashtë. - Violeta, a je mirë? - më pyeti Dilja e shqetësuar, pasi që më parë unë e kisha përqafuar fort, duke qarë. - U bëmë tepër merak për ty - tha shoqja, duke ma lëmuar faqen.

 Nëse dëshiron, me gjithë qejf do ta rrah atë bërllokun! I di unë të gjitha rreth tij dhe rreth prirjeve të tij bizare seksuale. Më beso, ai nuk të meriton aspak - tha Dibrani. - Oh, ju faleminderit shumë! Shpresoj se do të ma falni një ditë tërë këtë shqetësim - thashë me sytë plot lot. - Mos u bëj qesharake. Të kam shoqe dhe të dua. Nuk ke çka të kërkosh falje. Hajde, të shkojmë në shtëpi - më tha Dilja, duke më përqafuar me butësi. - Po, po, edhe unë të dua! - tha Dibrani, i cili pasi që kuptoi se çka tha, m'i nguli sytë duke më shikuar çuditshëm. - Nuk mund të besoj! Përfundimisht e thashë këtë - tha ai me krenari. Për herë të parë prej se e njihja, kuptova se sa e bukur ishte buzëqeshja e Dibranit. Kurrë nuk do ta kem të qartë se si nuk e kisha vërejtur këtë edhe më parë. FUND

(Kosova Sot Online)