A ka “gënjeshtra të bardha” në një lidhje? Gënjeshtrat janë gënjeshtra!

  • E.K /
  • 27 janar 2021 - 10:20
A ka “gënjeshtra të bardha” në një lidhje? Gënjeshtrat janë gënjeshtra!

Shpesh mund të bëni veten të ndjeheni më mirë me duke thënë se gënjeshtra juaj kishte qëllim të mirë, por nuk është ashtu.

Të gjithë gënjejnë ndonjëherë, dhe zakonisht ka një arsye pas gënjeshtrës. Qoftë për të mos lënduar dikë, qoftë për të arsyetuar veten, të gjithë gënjejnë.

Për të “shfajsuar” veten, shumë njerëz përdorin termin “gënjeshtra të bardha” për të arsyetuar veten. Pra gënjeshtrat e bardha janë ato gënjeshtra që kanë një qëllim të mirë pas tyre, sepse e vërteta do të bënte më shumë dëm.

Mirëpo kjo nuk ndodhë në një lidhje. Në një lidhje nuk ka gjë të tillë si gënjeshtra të bardha, secila gënjeshtër është gënjeshtër, dhe nuk do të sjelli asgjë të mirë veç problemeve.

Ju mund të keni frikë se partneri mund të ndjehet xheloz nëse ke dalë me një mik të gjinisë së kundërt, ose  keni frikë se do të lëndohen nëse e kuptojnë se ju keni dashur dikë paraprakisht, do të dyshojnë veten, ose ndoshta edhe iu frikëson reagimi i tyre.

Por kjo vetëm sa do ta bëjë më keq kur e vërteta të dali në shesh. Bota në të cilën jetojmë është shumë e vogël, e sidomos në Kosovë, çdo veprim i juaji në një formë apo tjetrën, herët apo vonë do të kuptohet.

Sinqeriteti është çelësi i një lidhje të suksesshme. Vini njëherë në vete situatën, nëse i dashuri juaj do të iu fshihte diçka, dhe ju do ta kuptoni nga dikush tjetër, do të nevrikoseshit apo jo?

Ai mund të ketë qenë duke menduar se po iu mbron, por bëri të kundërtën. Nëse ai do të iu kishte treguar vetë, çfarëdo qoftë realiteti, ju do ta përballonit më mirë.

Personat që nuk mund të pranojnë personin kush jeni sinqerisht, nuk jeni për njëri tjetrin. Kjo nuk do të thotë se ju keni bërë diçka të pafalshme, ose se është detyra juaj që të përshtateni me ta.

Mirëpo nuk është as faji i tyre nëse nuk përshtaten me juve. Nëse ata do të përpiqeshin të përshtaten me juve do të thotë se ata nuk do të ishin më të sinqertë për veten.

Sa më shumë gënjeshtra që t’i thoni partnerit, aq më e lehtë do të bëhet për juve që ta gënjeni vazhdimisht. Vetëm pse ata nuk iu konfrontojnë nuk do të thotë se nuk e dallojnë kur gënjeni.

Kjo do të shkaktoj që ata të humbin besimin dhe të fillojnë të iu gënjejnë gjithashtu. Jini plotësisht të sinqertë, nëse mendoni të keni një lidhje kuptimplotë me partnerin.

(Kosova Sot Online)