“Bashkëshorti im i dërgoi motrës sime një foto të organit gjenital, por…”- 30-vjeçarja zbulon problemet që partneri i krijon me vajza të ndryshme

  • G.G /
  • 01 February 2021 - 11:01
“Bashkëshorti im i dërgoi motrës sime një foto të organit gjenital, por…”- 30-vjeçarja zbulon problemet që partneri i krijon me vajza të ndryshme

“Dear Deidre” ka marrë historinë e një vajze, e cila është shumë e shqetësuar për sjelljen e patolerueshme të partnerit të saj, shkruan “The Sun”.

“Bashkëshorti më dërgoi një foto të organit të tij gjenital dhe gabimisht ia dërgoi atë edhe motrës sime të vogël.

Unë e fala, sepse ai vuan nga ’ADHD’, një gjendje shëndetësore që e bën të mos sillet gjithmonë në mënyrën e duhur në situata të ndryshme shoqërore.

Të dy jemi 30 vjeç dhe kemi qenë bashkë për një dekadë, kështu që jam mësuar me gabimet e tij.

Por tani, motra ime, e cila është 25 vjeç, më ka thënë se ai ka bërë disa gjeste të patolerueshme dhe më kërkon që të divorcohem prej tij.

Unë e diskutova këtë me bashkëshortin dhe ai m’u betua për jetën e vajzës sonë 5-vjeçare se ai po bënte thjesht shaka me të.

Ai mendon se ajo ka një sens humori. Unë e dua atë, por jam lodhur nga problemet që ai krijon”.

Në lidhje me këtë rrëfim, “Dear Deidre” shkruan:

“Nuk është normale që bashkëshorti juaj e bëri motrën tuaj të ndihej në siklet. Por ju e dini që ai ndonjëherë lufton për të thënë gjënë e duhur dhe ju e doni pavarësisht problemeve që ka.

Flisni me të hapur dhe sinqerisht për ndjenjat tuaja dhe kërkojini që të përpiqet të përmbahet në vend që të ofendojë të tjerët. Mund të kontaktoni edhe qendrën e ;ADHD” për ndihmë në lidhje me gjendjen e tij”.

(Kosova Sot Online)