Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (6)

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (6)

A të pëlqejnë filmat? - më pyeti kur u ngjitëm lart. - Shumë - u përgjigja. - E, kujt nuk i pëlqejnë? Por, kurrë nuk kam kohë të mjaftueshme për ta - thashë vetë, pa më pyetur kush gjë. - Atëherë kjo do të të pëlqejë shumë - më tha Luani duke hapur një derë. Për një moment u gjetëm në një sallë aq të madhe, ku do ta zinte tërë shtëpinë tonë. Tavani me gjasë ishte i lartë tri metra, e nëpër dritaret e larta të rrumbullakëta, binte drita në dyshemenë e lëmuar. Hapat tanë bënin zhurmë në ambientin e zbrazët. Në një pjesë të sallës ishin të montuara kamerat.

Ende jam duke eksperimentuar me dritë - tha Luani. Zëri i tij në atë ambient të madh tingëllonte më i thellë dhe më serioz. - Ela dhe unë bëjmë filma. Unë bëj regjinë, e ajo përkujdeset rreth pjesës profesionale, kërkimit të talenteve, e ngjashëm. Pra, para meje kisha një regjisor të vërtetë! Më duhej të pranoja se kjo gjë më pëlqeu shumë. - Çfarë filmash bëni? - më interesonte. - Kryesisht filma të shkurtër, emocionalë. Pohova me kokë dhe u shtira kinse kuptova gjithçka. Kushedi a kanë marrë ndonjë shpërblim për punën e tyre, pyetesha. - E di - tha Luani, duke më matur me kokën e lakuar - mund ta kem një rol për ty në filmin tim të ardhshëm. - Me të vërtetë?

thash duke mbajtur frymën. - Po, po! Edhe për Demirin. Për më tepër, ju mund të jeni çifti ideal për filmin tim të ri. Ndihesha aq e nderuar, sa që në asnjë moment nuk çuditesha sesi një regjisor interesohej për dy amatorë të panjohur. Tanimë e paramendoja veten në pëlhurën e kinemasë, sikur që merrja me mend edhe xhelozinë e shoqeve të mia. - Për çfarë roli bëhet fjalë? - e pyeta me kujdes, duke pasur frikë se nga unë do të kërkohej një talent tepër i madh artistik. Luani tundi kokën. - A nuk po kupton, a? - më tha dhe mu afrua edhe një hap më afër, duke më kapur për dore. - Do të quheshe Leonora dhe do të të veshja me një fustan të gjatë, të bardhë. Të shoh në mëndafsh, apo byrynxhyk të artë. Ndoshta edhe pa rroba fare! - derisa fliste, me një shikim të mahnitur ma përshkonte trupin. Isha e habitur. Nuk mund të besoja që Luani më konsideronte të bukur.

 Kjo tingëllon shkëlqyeshëm - thashë me një zë të pasigurt. Ende vazhdonte që ta mbante dorën time në duart e tij, kur më pyeti: - A e di se sa mund të fitosh nëse luan në një film të tillë? Unë mohova me kokë. - Dhjetëmijë euro - tha. - Dhjetëmijë euro? - përsërita. Me ato para do të mund t'i paguanim të gjitha borxhet që i kishim. Bile edhe hipotekën e shtëpisë. Përfundimisht do të mund ta kishim atë lirinë financiare të cilën e ëndërronim vazhdimisht. - Natyrisht, nga dhjetëmijë euro për secilin prej jush - shtoi ai. - Njëzetmijë euro - thash dhe filloi të më merreshin mendtë. - Pranoj menjëherë, Luan. Çka duhet të bëj? - thashë duke belbëzuar. Eksitimi im ishte evidente se i pëlqente Luanit. Ai qeshi me dreqnillëk dhe mi rrahu supet. - Mirë se vjen në bord, Merita. Atëherë, le ta shikojmë skenarin. Shkuam deri te kamerat në anën tjetër të sallës. Luani mori nga tavolina një dorëshkrim të lidhur me dorë dhe ma dha. - Ulu atje në kauç dhe shikoje. Unë kthehem menjëherë - më tha. U gjuajta mbi jastëkët e butë, e vara kokën prapa dhe, për një çast, i mbylla sytë. Njëzetmijë euro, të fituara vetëm ashtu. Ndihesha sikur kisha fituar preminë në loto. Vetëm le të mos më duhet të bëj diçka ilegale për t'i marrë ato para. Por, jo. E, çka mund të kishte ilegale në bërjen e filmave të shkurtër? I hapa sytë dhe fillova ta shikoja skenarin. Mbeta pa fjalë! Mjaftonte që ta lexoje titullin për të marrë vesh se çka përmbante filmi. "Aventurat erotike të një automekaniku", ishte titulli i cili mi vrau sytë. (vijon)

(Kosova Sot Online)