Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (8)

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (8)

- Nuk po kuptoj pse je kaq e shokuar - Demirit asgjë nuk i ishte e qartë. - Nuk është se dua të mashtroj. Vetëm se do të xhiroj një film. Po, dhe atë lakuriq në shtrat me një femër tjetër! Kurrë në jetën time nuk jam ndjerë kaq e lënduar. Nuk po mund të besoja se bashkëshorti im po mendonte të merrte pjesë në atë projekt të çmendur. Vallë a nuk ka menduar se si do të ndihet nëse dikush nga klientët e tij e njeh? Sa poshtëruese do të ishte kjo! Për vajzat tona as që guxoja të flisja e mendoja. Si do të reagonin ato po ta shihnin të atin e tyre në skena të nxehta seksi me femra të tjera.

Nuk dua që ta xhirosh atë film të mallkuar me atë grua - madje çoftë ky edhe vetëm film - bërtita unë e më pas ia plasa vajit. Demiri m'u afrua shpejtë dhe mu hodh në përqafim. - Të lutem mos qaj - më qetësoi duke më puthur në flokë. - E dashur, ti e di se unë dashuroj vetëm ty. Këtë e di, apo jo? E kam ditur, apo së paku kam menduar se e kam ditur. Pas kësaj që po nda ndodhte nuk isha më e sigurt, madje në asgjë. - Thjesht, puna është se … - po provonte të gjente fjalët e duhura. - Jam ngopur me këtë varfëri. Jam ngopur me brengën se a do të fitojmë aq para sa për ta paguar hipotekën, a do të kemi para të mjaftueshme që ta paguajmë rrymën. Sikurse atëherë, vitin e kaluar, atë kujtohet?

Natyrisht se më kujtohej. Ishte kjo një situatë stresuese kur na ishte ndërprerë rryma si pasojë e mospagesës dhe gjithë nata na kaloi me qirinj. Vetëm kur mendoj e ndjej stresin. - Më vjen keq e dashur. Të lutem mendo për neve. Ato të holla do të na e ndryshojnë jetën. Do të mund të rregullojmë aq shumë gjëra, të cilat tani nuk po mund t'i realizojmë. Do të realizojmë kaq shumë ëndrra. Shikimi i tij i sinqertë dhe duke më lutur, e po ashtu edhe puthjet e tij e kishin bërë të veten. Unë lëshova pe. Përnjëherë e ndjeva se hatri i burrit tim isha e gatshme të bëja gjithçka. Të vetmet pengesa ishin ende … - Nita dhe Milja. A ke menduar për to? Çfarë nëse një ditë i gjithë ky material depërton edhe te duart e tyre - e pyeta me dyshime Demirin. E solli kokën. - Por, kjo nuk do të ndodhë - tingëlloi me vetëbesim. - A nuk ta ka shpjeguar Luani se në atë film do të bartim kostume, dhe se do të kemi emra artistësh? Mes të tjerash, kjo në fakt as që filmohet për tregun tonë, por ky film do të shfaqet në perëndim. Këtë nuk e kam ditur, por tingëllonte mirë.

Edhe atëherë kur më tha se kjo do të ndikonte mirë në jetën tonë në dashuri, pasi që kohëve të fundit si pasojë e problemeve kishim ngecur disa herë në dashuri, atëherë me të vërtetë unë fillova të lëshoj pe me të madhe. Nuk po mund të besoja se unë do të bindesha për diçka të tillë, sidomos kur në pyetje ishte bashkëshorti im. - Do të xhirojmë vetëm për një javë, dhe më pas do të marrim të hollat. Paramendoje e dashur, për vetëm një javë do të kemi një pasuri të tërë në xhepat tanë. Filmi do të shpërndahet në perëndim, e ti, unë dhe vajzat verën do ta kalojmë në ndonjë jaht, pa hipotekë dhe pa borxhe. Më këto fjalë ia doli që të më bindte. - Mirë, po pranoj - ia bëra me kokë.

 Por, më duhet që të më premtosh se për këtë nuk do t'ia thuash akujt asnjë fjalë të vetme, a u kuptuam? - Premtoj - më tha përsëri në stilin e tij dhe e ngriti dorën e djathë të tij lart. Po atë pasdite, unë dhe Demiri kemi nënshkruar një kontratë dhe kemi pranuar një përmbajtje të shkurtë se si duhej të lëviznim para kamerave. Më pas e kam kuptuar se ky film të cilin po xhironim po i takonte zhanrit të 'butë" porno. Punëtoria jonë për çudi duhej të merrte pjesë në të, ngjarja të zhvillohej këtu, që femra të vinte për pjesët rezervë dhe se më pas ngjarja do të merrte kahe tjetër. Skenari edhe më shumë po më kujtonte takimin e parë të bashkëshortit tim me atë femrën dhe kjo po më pengonte. Por, më pas ajo më ka shpjeguar se për film rëndësi ka sinqeriteti, dhe se takimi me Demirin ishte vetëm një "pilot projekt" për filmin e duhur. (vijon)

(Kosova Sot Online)