Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (9)

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 09:15
Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (9)

E, më pas ia nisën edhe xhirimet. Demiri dhe unë bënim dashuri si rëndom, por kësaj here para kamerave. Përpos kësaj, kësaj here në vend që të bënim dashuri në shtrat, këtë e bënim mbi haubën e një automobili, apo në tavolinën e punës në punëtorinë e inskenuar automekanike. Më vjen turp të them, por ndjeja kënaqësi gjatë xhirimit të skenave të tilla.

Luani dhe Ela ishin profesionistë të vërtetë dhe asnjëherë nuk kishin bërë, apo thënë ndonjë gjë që do të shkaktonte pakënaqësi, apo siklet te ne. Para se të përfundonim me xhirimet, Demiri na rezervoi një udhëtim me anije nëpër Detin Mesdhe.

Pasi që përfunduan xhirimet, Ela dhe Luani na dhanë edhe një pagesë shtesë, aq të kënaqur ishin me ne. Në pyetjet e befasuara të familjarëve dhe miqve se ku i kishim marrë tërë ato para, iu thoshim se i kishim fituar në lotari. Në njëfarë mënyre, këtë fitim ashtu edhe e konsideronim - si fitim në lojërat e fatit.

Sa ishte mundësia, në fakt, që dikush si Ela dhe Luani të hynin në një punëtori të thjeshtë automekanike dhe një çifti të frustruar bashkëshortor t'ia ofronin në tepsi të artë largimin e të gjitha problemeve të tyre? Pagimin e të gjitha borxheve dhe hipotekës? Edhe pse tani kanë kaluar dy vjet nga ajo ngjarje, unë as sot e kësaj dite nuk di çka të mendoj rreth kësaj.

Natyrisht se nuk krenohem me atë që kam bërë. Ndokush mund të thotë - sikur që do të thoshte babai im, tani i ndjerë - se ia kishim shitur dreqit shpirtin. Ndokush do të neveritej nga kjo mënyrë e fitimit të parave, aq më tepër kur këtë e bën dikush që ka fëmijë të mitur. Reagimet e tilla nuk do t'ia shihja për të madhe askujt, meqë edhe vetë në fillim kisha reaguar në një mënyrë të ngjashme. Por, kur sot kthehem dhe e analizoj këtë ngjarje, nuk mund të them se ndjej ndonjë keqardhje.

Përkundrazi, mendoj se fakti që pranova ta xhiroja atë film, ishte njëri ndër vendimet më të mira në jetën time. Jam e bindur se ndonjëherë, thjesht, duhet thyer kufijtë në jetën personale. Shikuar realisht, Demiri dhe unë nuk kemi bërë asgjë jomorale, apo të dëmshme për ndokënd. Atë që ne pranuam ta bënim publikisht, me miliona njerëz e bëjnë privatisht çdo ditë të lume. Përpos kësaj, pas xhirimit të atij filmi, jeta jonë u përmirësua në çdo aspekt. Jo vetëm që i paguam të gjitha borxhet dhe plotësuam ndonjë ëndërr, tek e tuk, të cilat më parë na dukeshin dhe, me të vërtetë ishin, të parealizueshme, por edhe në jetën tonë të dashurisë hyri një frymë dhe elan i ri.

Do të isha tepër e gatshme që ta bëja një film tjetër të tillë, sikur të ishte ndokush që do të na e ofronte një gjë të tillë. shpresoj se gjithmonë do të mendoj si tani dhe se asnjëherë më nuk do të kem paragjykime mikroborgjeze. Sepse jeta është një dhe ajo duhet jetuar - me guxim dhe me plotë fuqinë!

FUND KAPITULLI I TRIDHJETETRETË

Sikur të mos ishin incidentet në veri, do të mund të thuhej se Kosova, përfundimisht, mbajti zgjedhje për lakmi. Ishte hera e parë që thuajse askush nuk ankohej për vjedhje të votave, sikur që ishte hera e parë edhe që në komunat PDK-iste në Drenicë nuk votuan mbi 70 a 80 % të votuesve.

Kujtimi kishte votuar vetëm për shkak se këtë e ndiente si obligim qytetar, përndryshe asnjë parti nuk e kishte bërë për vete me ofertën dhe kampanjën e saj. Bile, vota e tij kishte qenë votë "kundër", e jo "pro". Duke ia dhënë votën kandidatit për kryetar të komunës, ai në fakt kishte votuar kundër kryetarit aktual. I vinte shumë inat që shumica e njerëzve votonin si me inerci.

"Një herë ia kam dhanë besën Rugovës dhe nuk e thyej këtë besë"! Apo, "kurrë nuk do të votoj për ata që ikën në kohën e luftës". Megjithëse, lëvizja ishte e vogël, prapëseprapë i dukej se, në këto zgjedhje lokale, njerëzit kishin filluar të largoheshin nga ky mentalitet. Mbetej të pritej e të shihej se si do të zhvilloheshin zgjedhjet qendrore. Sabrina përfundimisht kishte filluar që ta manifestonte një ngrohtësi më të madhe karshi tij. Por, shaminë nuk e kishte hequr.

Përkundrazi, kishte kërkuar nga Kujtimi që edhe ai të fillonte të falej. "Shiko, për të tjerat nuk të them gjë, por ta dish se as nuk e lëshoj mjekrën, e as nuk veshi pantallona të shkurtra", kishte thënë Kujtimi gjysmë në shaka, e gjysmë përnjëmend. Sabrina kishte qeshur. Kishte kohë që nuk e kishte parë atë të gëzuar, prandaj vendosi që të mos ia prishte qejfin, që t'i lexonte disa libra fetarë që ia preferoi ajo. Por, edhe pse vetes i thoshte se këtë e bënte vetëm për hir të gruas, Kujtimi ndjente edhe vetë një boshllëk, një nevojë që ta gjente një kuptim më të gjerë të jetës.

Ai nuk e konsideronte veten ateist. Ishte i bindur se bota, tërë universi, doemos duhej ta kishte një Krijues. Teorinë e evolucionit nuk e hidhte poshtë edhe pse vetë fakti që quhej teori fliste mjaft. I kujtoheshin fjalët e shkrimtarit Ernesto Sabato (për të cilin më pas mësoi se kishte prejardhje nga arbëreshët e Italisë, gjë që e bëri ta pëlqente edhe më shumë) në librin "Mbi heronjtë dhe varrezat" ku, në lidhje me teorinë e evolucionit, respektivisht të asaj që ishte kuptimi i reduktuar i saj - i prejardhjes së njeriut nga majmuni - Sabato thoshte se, po të kishte Krijues, çka do t'i kushtonte atij të luante me ne të mjerët, t'i vinte disa eshtra aty-këtu, vetëm sa për t'i gjetur më pas ne dhe për t'i konsideruar eshtra të paraardhësve tanë majmunë? Sido që të ishte, kishte vendosur që të lexonte sa më shumë rreth fesë, rreth religjionit në përgjithësi.

Derisa mendonte për eshtrat e paraardhësve tanë të supozuar, i ranë ndërmend eshtrat e Të Martës, apo neandertales, të cilat i kishte gjetur Moshe. Dr. Flamuri kishte biseduar me Moshen dhe, pasi që ky i fundit e kishte lutur, kishte vendosur që të mos e lajmëronte policinë, por të priste sa të vinte Moshe në Kosovë, gjë që pritej pas disa ditësh. Ndoshta ishte hera e parë që Kujtimi nuk e priste ardhjen e Moshes me përtesë dhe averzion, por me një interesim dhe, ndoshta edhe ngazëllim.

Disi nuk i pritej që të sqarohej çështja e "zbulimit epokal" që kishte bërë me Moshen. Mediat kishin filluar që ta thërrisnin dhe ta pyesnin rreth "zbulimit", por ky kishte vendosur që të mos jepte informata derisa të arrinte Moshe. Autor: H. B. I. (vijon) I kujtoheshin fjalët e shkrimtarit Ernesto Sabato në librin "Mbi heronjtë dhe varrezat" ku, në lidhje me teorinë e evolucionit, respektivisht të asaj që ishte kuptimi i reduktuar i saj -i prejardhjes së njeriut nga majmuni - Sabato thoshte se, po të kishte Krijues, çka do t'i kushtonte atij të luante me ne të mjerët, t'i vinte disa eshtra aty-këtu, vetëm sa për t'i gjetur më pas ne dhe për t'i konsideruar eshtra të paraardhësve tanë majmunë?

Ndokush do të neveritej nga kjo mënyrë e fitimit të parave, aq më tepër kur këtë e bën dikush që ka fëmijë të mitur. Reagimet e tilla nuk do t'ia shihja për të madhe askujt, meqë edhe vetë në fillim kisha reaguar në një mënyrë të ngjashme. Por, kur sot kthehem dhe e analizoj këtë ngjarje, nuk mund të them se ndjej ndonjë keqardhje. (FUND)

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË: MUNDOHESHIN TË NA NDANIN ME ANË TË POROSIVE ANONIME 

(Kosova Sot Online)