10 këshilla si ta rikthesh ish-in (nëse ia ka vlejtur)

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 11:04
10 këshilla si ta rikthesh ish-in (nëse ia ka vlejtur)

Le të jemi të sinqertë, e ke menduar ndonjëherë të kthehesh me ish-in? Dhe jo, nuk po flasim për rastet kur ishe i/e dehur dhe i ke dërguar një mesazh në 2 të natës dhe mëngjesin tjetër u pendove. Po flasim për rastet kur vërtet e ke menduar rikthimin pasi koha, lidhja me të ia ka vlejtur. Dhe ja ku kemi 10 këshilla që do t’ju ndihmojnë për ta rifituar ish-in.

1.Jepi kohë. Nëse ai ju ka kërkuar të qëndroni të ndarë, mirë është ta respektosh vendimin dhe ta thyesh heshtjen kur të kesh qartësi për lidhjen tuaj. Kjo do të thotë që nëse u ndatë dhe ti po fajëson veten, kontakto me të kur të mos ndihesh më kështu. Nëse vendimin e morët së bashku, kontaktoje nëse vërtet ndjen se duhet ta bësh, jo sepse s’ke çfarë të bësh dhe do një dorë muhabet.

2.Mos e mendo si sfidë. Nuk është e shëndetshme për një marrëdhënie nëse ti e sheh si një fitore rikthimin me ish-in. Nëse mendon kështu, më mirë mos u rikthe fare.

3.Mos e diskretito ish-in. Është normale që pas një ndarjeje të shash e të kërdisësh ish-in tek shoqet e ngushta. Por mos e bëj! Sidomos nëse mendoni se do riktheheni bashkë. A s’do ndiheshe dhe ti keq që pasi të riktheheshe me ish-in, shoqet të të kujtonin ofendimet e fjalët që ke thënë për të?

4. Nëse të mungon ish-i vetëm kur ndihesh vetëm ose kur sheh shoqërinë të lidhur e të martuar, nuk është mirë të rikthehesh. Por nëse po kërkoni rikthimin në një kohë kur je i/e lumtur dhe me vetëbesim, atëherë po.

5.A ja vlen rikthimi? Ok, të mungon ish-i dhe do të rikthehesh me të. Por kujtohu pak, pse u ndatë? Nëse arsyeja është diçka që mund të ndodhë sërish, atëherë për çfarë të pajtohesh kur mund ta gjesh veten në të njëjtën pozitë?

6.Mos e mendo gjatë. Në rregull, këshillat e mësipërme do t’i mendosh, por momentin kur t’i shkruash mos mendo gjatë se ç’do bësh. Bëj çfarë të duket e drejtë. Sigurisht, pasi të kesh marrë informacion që ai/ajo nuk është në një lidhje tjetër.

7.Nëse ktheheni bashkë, mos nxito. Besimi do kohë të fitohet sërish dhe mirë është t’i marrësh gjërat me ngadalë për t’u lidhur më fortë me njëri-tjetrin këtë herë.

(Kosova Sot Online)