“Bashkëshorti po më dënon akoma”- 35-vjeçarja tregon se si një lidhje që kishte tre vite më parë po i shkatërron martesën

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 08:19
“Bashkëshorti po më dënon akoma”- 35-vjeçarja tregon se si një lidhje që kishte tre vite më parë po i shkatërron martesën

Historitë e dashurisë janë të ndryshme. Rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”, ka publikuar së fundmi historinë e një çifti, ku njëri prej partnerëve ka tradhtuar tjetrin tre vite më parë.

Problemi qëndron në faktin se pavarësisht se ka kaluar shumë kohë, kjo histori rihapet shpesh mes tyre, duke u prishur qetësinë dhe lumturinë. Ja historia e rrëfyer nga vajza:

“E dua bashkëshortin tim, por tre vite më parë pata një lidhje të shkurtër me një djalë.

Nuk isha në humor dhe ky djalë më bëri të ndihem tërheqëse. Ndihesha shumë në faj dhe i rrëfeva gjithçka bashkëshortit.

Ne diskutuam pse ndodhi dhe vendosëm të qëndrojmë së bashku për hir të vajzës tonë 6-vjeçare dhe sepse ende e donim njëri-tjetrin.

Mendova se më kishte falur, por jeta jonë bashkë është e mjerueshme. Ndihem sikur ai ende po më dënon për këtë ngjarje.

Unëjam 35 vjeç, ndërsa ai 36, por jeta jonë seksuale pothuajse nuk ekziston. Ne kurrë nuk përqafohemi ose puthemi dhe ditët kur dilnim, ai nuk vinte në pub me mua, madje as nuk dilte për një shëtitje.

Duket sikur thjesht po veprojmë si prindër, por jo si partnerë, miq apo të dashur.

Si mund ta shpëtoj martesën tonë?”.

“Dear Deidre” shkruan:

“Është e mundur të kaloni një problem e madje të keni edhe një martesë të lumtur më pas. Por, të dy duhet të keni dëshirë të bashkëpunoni dhe të rindërtoni marrëdhënien tuaj, ashtu si dhe besimin.

Bisedoni sërish me bashkëshortin dhe tregojini se si ndiheni sinqerisht.

Këshillimi për çiftet mund t’ju ndihmojë po ashtu”.

(Kosova Sot Online)