E pamundur! Këto shenja horoskopi nuk e shtyjnë dot jetën bashkë!

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 12:13
E pamundur! Këto shenja horoskopi nuk e shtyjnë dot jetën bashkë!

Mundohuni sa të doni, nëse ti dhe partneri i përkisni këtyre shenjave të horoskopit, e keni të pamundur të jetojnë bashkë. Këtë e thonë vetë astrologët, ndaj bëni mirë t’i besoni dhe të mendoheni edhe njëherë përpara se të merrni vendime të rëndësishme siç është bashkëjetesa.

Më mirë të informohesh më herët sesa të pendohesh për veprimet e tua, apo jo?

Luani dhe Akrepi

Të dy këto shenja janë të apasionuara nga natyra, janë të dyja personalitete shumë të forta. Luani është pak egoist nga natyra dhe Akrepi kupton se me dashurinë e vet nuk e ndryshon dot.

Të dy konfrontohen me njëri-tjetrin, në vend që të zgjidhin këtë konflikt.

Bricjapi dhe Dashi

Të dy këto shenja janë shumë ambicioze dhe të orientuara drejt objektivave, çka është dhe arsyeja që i tërheq drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, Bricjapi është më kalkulues dhe më metodik në qasjet e tij.

Nga ana tjetër, Dashi e ka gjithnjë me ngut të realizojë objektivat e veta. Të dy kanë tendencë të marrin vendime të nxituara dhe pa hezituar.

Megjithatë, kjo varet sërish nga ju dhe sa bashkëpunues dhe këmbëngulës jeni për ta bërë marrëdhënien tuaj të funksionojë! Por, nëse i përkisni shenjave të lartpërmendura të horoskopit, duhet të punoni pak më shumë me partnerin/partneren tuaj.

(Kosova Sot Online)